I gjendet kanabis, pranga 63-vjeçarit
Devoll
Një 63-vjeçar nga një fshat i rrethit të Devollit është arrestuar nga policia si kultivues i një sasie të konsiderueshme bimësh narkotike. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se mesditën e së premtes është ndaluar 63-vjeçari Gëzim Hanelli nga fshati Arëz, pasi i janë gjetur mbi 150 rrënjë bimësh narkotike të llojit kanabis sativa. Sipas policisë, droga u zbulua në vendin e quajtur Llëngës, pranë fshatit Arëz.
#