Imami: Do ta bëjmë Shqipërinë superfuqi rajonale të energjetikës
ELBASAN –Në cilësinë e kryesuesit të listës së kandidatëve të PD-së në qarkun e Elbasanit, ministri Arben Imami, gjatë një takimi në rajonin numër 5 dhe 6 të këtij qyteti, tha se me këmbëngulje do ta bëjmë vendin superfuqi rajonale energjetike.
“Socialistët u tallën me të ardhmen e vendit, por hidrocentralet po bëhen. Janë mbi 100 në koncesion dhe 50 kanë përfunduar”, - tha Imami.
Në vijim të takimit u theksua rëndësia që kanë projektet e qeverisë për programet e arsimit, si edhe investimet në infrastrukturë që do të realizohen katër vjeçarin e ardhshëm, ndërkohë që u vu në dukje mungesa e theksuar e investimeve nga ana e pushtetit lokal në këtë qytet.
(er.nu/BalkanWeb)