Beogradi kërkon mbetjen e shtetësisë serbe në veri
BEOGRAD – Zëvendës/kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vucic kërkon që për serbët në Kosovë të fitohen disa garanci për çështjet kryesore, siç janë: dokumentet personale, shtetësia dhe vulat në diploma.
"Për ne çështjet kryesore janë: çështje e dokumenteve personale e shtetësia dhe vula në diplomat universitare”, -ka thënë Vucic, duke shtuar se “vërejtjet në implementimin e planit kanë të bëjnë me ndryshimin ligjeve nga ana e Prishtinës, çështjet rreth përmendjes së nenit 9 dhe jo vetëm ato të neneve 4 e 6 lidhur me kompetencat e bashkësisë së komunave serbe”, transmeton Koha.
Zëvendës/kryeministri serb ka shtuar se vërejtjet kryesore kanë të bëjnë me pjesën statusore që garantojnë ekzistimin dhe qëndrimin e dokumenteve serbe e të shtetësisë.
"I kërkojmë këto garanci. Madje edhe në formë verbale dhe presim që ky pajtim të arrihet”, - ka thënë Vucic.
(er.nu/koha/BalkanWeb)