E Diel, 1 Nëntor 2026

Lulzim Basha në Britani, nderohet me titullin Qytetar i Lirë i Londrës

Basha-LonderLondër- Kreu i Bashkisë së Tiranës, Luzim Basha, është nderuar me titullin Qytetar i Lirë i Londrës (Freedom of the City of London)

Titulli ju akordua gjatë një ceremonie të zhvilluar në Mansion House, nga Lord Mayor, Alderman Roger Gifford i cili është Lordi i 685-të në detyrë.

Nëpërmjet një njoftimi të shpërndarë për mediat, Bshkia e Tiranës, shprehet se Basha në këtë mënyrë është shqiptari i parë që nderohet me këtë titull.

Z. Basha iu dorëzua pllaka e njojtur si Liria e Londrës ku janë gdhendur mjeshtërisht Rregullat e qytetit të cilat janë formuluar që në shekullin XVIII. Z.

Mendoj se ceremonia ishte vërtet e shkëlqyer dhe tregon rëndësinë që ka për të dy vendet interesat që të dy vendet ndajnë sa i përket biznesit, kulturës apo fushave e mundësive të tjera, ndaj mendoj se jemi shumë krenarë të mirëpresim kryebashkiakun e Tiranës, pjesëtarin më të ri Qytetarit të Lirë të Londrës dhe duke shpresuar që ai të shijojë qëndrimin në Londër pasi mendoj se ka punë të tjera dhe evente të tjera sociale që e presin, në emër të Kryetarit të Bashkisë së Londrës ne jemi shumë të kënaqur ta mirëpresim atë në Qytetar i Lirë të Londrës,- tha Baroness Borëick , nënkryetarja e Bashkisë së Londrës:

Kryerbashkiaku Basha e ka konsideruar marrjen e këtij titulli si një privilegj për të por edhe për kryeqytetin shqiptar.

Së pari është një nder i madh, jo për mua si kryetar i Bashkisë por për qytetin dhe Bashkinë e Tiranës dhe e konsideroj si një përgjegjësi të madhe pasi vetë marrja e këtij titulli dëshmon për një shkallë të re të njohjes dhe vlerësimit për kryeqytetin tonë, për Tiranën por edhe për Shqipërinë e shqiptarët- u shpreh ai.

Dhënia e titullit të Lirisë së Londrës është një nga ceremonitë më të vjetra që i kanë mbijetuar historisë shekullore të këtij qyteti. Ky titull, i dhënë për herë të parë në vitin 1237, mbetet akoma sot një simbol i gjallë i kryeqytetit britanik. Z. Basha ishte i ftuar nderi i darkës zyrtare të organizuar nga Lord Mayor of the City of London në pallatin historik Guildhall, ku dhe iu urua zyrtarisht mirëseardhja si Qytetar i Lirë i Londrës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›