E Diel, 1 Nëntor 2026

Falsifikuan dokumentet per te nderruar kombesine hetohen 4 persona

Policia dhe prokuroria e Korçës ka nisur hetimet për katër persona, pasi dyshohen se kanë falsifikuar dokumentet zyrtare me qëllim ndërrimin e kombësisë.

Hetimet janë zhvilluar në komunën e Drenovës, Bulgarecirt dhe Lozhanit, pas sinjalizimit të policisë së rrethit nga ana e Interpol Tirana.

Personat nën hetim janë Ilia Janko, 28 vjeç, banues në Drenovë, Dhionis Diamanti, 42 vjeç, banues në komunën Dishnicë, dhe M. Braçjani 46 vjeçe e Kosta Braçjani, 51 vjeç, të dy banues në komunën Lozhan.

Sipas policisë të katër personat kanë falsifikuar kombësinë në certifikatat e tyre të lindjes, nga shqiptare në greke.

Ndaj tyre ka nisur hetimi në gjendje të lirë, për konsumimin e veprës penale “Falsifikim i akteve të gjendjes civile”.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›