Policia Si u zbulua arsenali i armeve ne Fushe-Kruje
Policia e Durrësit bën me dije arritjet e operacionit ne Fushë-Krujë, ku u gjetën dhe sekuestruan një sasi e konsiderueshme municionesh luftarake në Zallë të Fushë-Krujës.
Theksohet se janë identifikuar edhe autorët e tyre, të cilët kanë pasur si objekt sulmet ndaj Fabrikës së Çimentos Fushë Krujë.
Pas 5 arrestimeve të mëparshme, u ndalua edhe Ylli Zalla, 34 vjeç, banues në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, pasi gjatë kontrollit të bërë në banesën e tij u gjetën 700 gramë lëndë eksplozive me mbishkrimin “Nobelex Explosive” dhe një sasi fishekësh të kalibrit 7.62 mm.
Më tej, në vijim të kontrollit rreth 20 metra larg banesës së tij u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, të fshehura në dy guva natyrore, një arsenal i tërë municionesh luftarake, të cilat dyshohet se i përkasin këtij shtetasi.
Burime zyrtare nga policia deklarojnë se u gjetën 2 predha granat hedhëse antitank, 10 mina kundërtank, 21 kuti me ndezësa, 100 kapsolla detonatore, rreth 3.000 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm kryesisht 7.62 mm, 19 shufra me lëndë plasëse iniciuese, 120 metra fitil zjarr-përcjellës, 2 arka me tritol brenda të cilave gjendeshin në total 180 kallëpe, me peshë të përgjithshme 75 kg si dhe 2 masa shpërthyese të bëra gati, përkatësisht e para me 8 kallëpe tritoli dhe e dyta me 2 të tilla, të pajisura me fitil zjarr-përcjellës dhe kapsolla detonatore.
Nga hetimet rezulton se Ylli Zalla të jetë bashkautor në ngjarjet e ndodhura kohet e fundit në Fushë-Krujë.
Ditë më parë, janë ndaluar 5 persona të tjerë, po vijon puna për identifikimin e të implikuarve të tjerë të mundshëm.