E Diel, 1 Nëntor 2026

Po vadisnin token nene e bir goditen fatalisht nga korrenti

Nënë e bir nga fshati Grabjan i Lushnjës, janë bërë viktimë e rrymës elektrike.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së enjtes, teksa Asime Dervishi 38-vjeçe dhe Oltion Dervishi 15 vjeç, kanë qenë duke vaditur tokat bujqësore pranë banesës së tyre.

Një fije e kabllit elektrik pranë pusit, ka qenë e zhveshur dhe aksidentalisht është prekur nga 38-vjeçarja, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme.

Rryma elektrike është përcjellë nga e ëma tek i biri 15 vjeçar.

Kanë qenë të afërmit familjarë, të cilët pasi kane dëgjuar kërcitjen e lëshuar nga korrenti dhe ndërprerjen e rrymës elektrike në këtë zone, kanë rendur me vrap pranë vendit të ngjarjes.

Ata kanë marrë me mjete të rastit dy të aksidentuarit nga energjia elektrike dhe i kanë dërguar në spitalin e Lushnjës për ndihmë.

Asimeja ka mbetur e vdekur në vend dhe trupi i saj është në morgun e spitalit, ndërsa i biri 15-vjeçar, pasi ka marrë ndihmën mjekësore është dërguar me urgjencë në spitalin Ushtarak në Tiranë.

Mjeket pohojnë se gjendja e tij është kritike për jetën pasi ende Oltion Dervishi ndodhet në gjendje kome.

Ky nuk është rasti i parë që viktima të energjisë elektrike bëhen fermerët në Lushnjës.

Pakujdesitë gjatë procesit të vaditjes, shënuan 6 viktima në vitin 2010.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›