E Diel, 1 Nëntor 2026

U gjenden 100 rrenje kanabis ne fshat arrestohet kryeplaku

Kryeplaku i një fshati në Shkodër është arrestuar pse në fshatin e tij janë zbuluar 100 rrënjë kanabis sativa.

Sipërfaqja e mbjellë me drogë i përkiste një tjetër fshatari, i cili edhe ai përfundoi në pranga, por kryeplaku është akuzuar për moskallzëim të këtij krimi.

Sipas policisë është arrestuar në flagrancë i shtetasit Ndrekë Prenga vjeç 50, banues në fshatin Shelqet, bashkia Vau i Dejës rrethi Shkodër.

Gjithashtu, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit Vlash Kaçi, vjeç 61, banues në fshatin Shelqet, bashkia Vau i Dejës rrethi Shkodër, me detyrë kryeplak i fshatit.

Materialet në ngarkim të shtetasit Ndreke Prenga i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike”, dhe në ngarkim të shtetasit Vlash Kaçi për veprën penale “ Moskallëzim të krimit dhe shpërdorim të detyrës”.

 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›