Falsifikuan kombësinë në atë greke, procedohen 4 vetë

Policia e Sarandës nisi procedimin penal ndaj katër shtetasve, pasi dyshohet se kanë paraqitur në Konsullatën greke, me qëllim për të përfituar leje qëndrimi në shtetin grek, certifikatë të falsifikuar në rubrikën e kombësisë, duke e falsifikuar atë si greke.
Procedimi nisi ndaj Foto Shupuli , 43-vjeç , banues në fshatin Mursi-Sarandë; Mihal Shupuli, 66-vjeç, banues në fshatin Xarë-Sarandë; Jaras Shupuli, 39-vjeç , banues në fshatin Mursi-Sarandë si dhe Jorgulla Jani, 39-vjeçe , banuese në fshatin Xarë-Sarandë.
Materialet procedurale do t'i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë për veprën penale “Falsifikimi i akteve të gjendjes civile”. /Saimir Lleshi/Start/
2011-05-25 10:10