E Diel, 1 Nëntor 2026

Itali shkaterrohet organizata italo-shqiptare e droges

Nje organizate kriminale e perbere prej italianesh dhe shqiptaresh eshte shkaterruar nga forcat policore te Guardia di Finanza ne kryeqytetin italian. Banda italo-shqiptare merrej me trafikun e kokaines hashashit e marijuanes por edhe me shfrytezimin e prostitucionit. Nga hetimet kane rene ne prangat e policise 8 persona 6 prej te cileve ne flagrance si dhe pas denoncimit te autoriteteve juridike jane ndaluar edhe 22 personave te tjere te perfshire ne shperndarjen e substancave te ndaluara. Gjithashtu jane sekuestruar 2 kilograme droge e thate. Hetimet nga Guardia di Finanza kane nisur sepse financieret e grupit te Romes me qendrim ne Ostia kishin dyshuar per nivelin e larte te jeteses se disa subjekteve qe perpara te ardhurave modeste te deklaruara i lejonin vetes makina te luksit te cilat i nderronin vazhdimisht pushime ne zonat me te famshme dhe te kushtueshme te Italise dhe festa ne lokalet me te njohura te Romes. Si perfundim rezultoi se ishte nje shoqeri e paligjshme ne te cilen cdo anetar kishte detyra te sakta dhe te percaktuara mire secili ne nje zone te caktuar. Ne menyre te tille organizata me baze ne Rome ishte ne gjendje te tregtonte mallin ne te gjithe zonen qe shtrihej perreth kryeqytetit italian.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›