E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet 22-vjecari qe perdhunoi 83-vjecaren

Teksa shtynte ditet e pleqerise e vetme ne banesen e saj nje 83-vjecare nga Gramshi eshte vizituar nga bashkefshatari i saj 22-vjecar gjate oreve te vona te mbremjes se te henes i cili me shume se takim kishte ne mendjen e tij nje tjeter plan. Pasi ka perfituar nga mosha dhe rrethanat e te moshuares djali ne moshen e nipit te saj e ka perdhunuar. Arratia e te dyshuarit Klodian Sh. zgjati vetem nje ore pasi kishte kryer marredhenie seksuale me force me te moshuaren. Nga burime zyrtare policore behet e ditur se i dyshuari eshte arrestuar ne flagrance gjate oreve te vona te mbremjes vetem pak kohe pasi kishte kryer vepren penale. Ngjarja e rende ka tronditur opinionin e banoreve vendas ndersa uniformat blu jane duke vijuar hetimet per zbardhjen e rastit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›