Fama monstra qe te shkaterron jeten
Te vdesesh ne sheshin e xhirimeve i gjakosur mes telekamerave mikrofonave dhe dritave verbuese. Kjo i ndodhi Brandon Lee djalit te Bruce Lee qe vdiq ne moshen 28-vjecare gjate provave te filmit Korbi. Brandon u vra nga nje goditje pistolete qe ne te vertete do te perdorej vetem per filmin. Por pati nje problem. Ne pistoleten qe do te perdorej per te xhiruar skenen ishte fshehur nje plumb i vertete. Ai shpoi tej per tej stomakun e Brandon-it duke e kthyer nga nje skene aksion ne nje fund tragjik. Nje plumb i fshehur si per inat dhe ne rrethana te pashpjegueshme edhe pse gjate provave te bera nje nate para vdekjes qe nje ushtarak kishte bere me pistoleten gjithcka dukej se ishte ne rregull. Rastesi tragjike mistere te mallkuara vetevrasje dhe zhdukje kjo eshte ajo qe nje aktor i famshem amerikan tregon ne faqet e librit Fytyra e fshehur e henes. Suksesi shpesh tregon edhe se sa i forte je. Ka njerez qe shkaterrohen krejtesisht nga fama. Ata qe perfundojne ne anen e fshehur te henes dhe mbeten aty. Ashtu si aktori David Carradine qe u gjet nudo ne nje suite ne Bangkok i lidhur me nje litar qe shtrengohej pas qafes dhe organeve gjenitale. Vetevrasje nje loje auto-erotike ekstreme apo vrasje e kryer nga nje sekt fetar sekret. Askush deri me tani nuk ka arritur te zbardhe misterin e vrasjes se aktorit te Kill Bill. Vrasja e yjeve ngre hipoteza nga me te ndryshmet madje fantazia per to shkon shume larg. Por ne fund te fundit ato futen te kronikat e zeza dhe para se te fantazosh te pakten duhet te lexosh nje njoftim zyrtar komenton shkrimtari. Te shtrengosh litarin pas qafes per te provuar kenaqesi eshte nje transgresion shume i perhapur mes te famshmeve. Edhe Michael Hutchence lideri i Inxs dhe nje seks simbol ne vitet lsquo80 u gjet i shtrire ne banje me nje rrip perkrah tij. Asnje shiringe apo gjurme kokaine. Hipoteza alternative per mbytjen nga masturbimi i tepruar ishte vetevrasja. Por sigurisht jo te gjithe ata qe ngjiten ne skene perfundojne keshtu. Per shembull ne nje liber te tille aktore lsquote mire nuk do te futeshin kurre. Aty flitet per persona te brishte te dobet ne depresion qe shpesh behen edhe me te brishte si pasoje e perdorimit te drogave te ndryshme thote me tej autori. Vdekja e Hutchence eshte nje mister dhe per kete duhet analizuar vendi objektet dhe trupi ne menyre qe te zbulohet nje panorame e plote e asaj qe ka ndodhur vertet. Nuk eshte e qarte nese ndonje tjeter person ishte i pranishem ne dhome. Nese do te me duhej te shkruaja nje roman mbi kete histori do te merrja ne konsiderate nje tjeter person. Ne qender te kronikave te zeza dhe mistereve me te medha ne boten e yjeve ka qene vdekja e te madhit Kert Kebein. Me nje kokteil heroine dhe valiumi ne trup lideri i grupit Nirvana mendohet se u qellua me nje pushke Remington 20 drejt e ne goje. U gjet ne dyshemene e viles se tij ne Siatell nga nje elektricist qe me pas lajmeroi policine. Brenda pak javesh u ngriten lloj-lloj hipotezash mbi vrasjen e tij ku nuk mungoi edhe ajo per nje vrasje te stisur nga bashkeshortja Kertni Love. Edhe ne kete rast nuk do te ishte e pamundur te hidhje hipoteza mbi prezencen e nje tjeter njeriu por per kete duhet te jemi te kujdesshem. Ne te vertete vdekja e Kebein ka te gjitha karakteristikat e nje vetevrasjeje komplekse. Me e veshtire per tlsquou perceptuar ka qene vdekja e Nancyt te fejuares se Sid Vicious te Six pistols. Biondja bukuroshe u gjet e ulur ne dyshemene e banjes se dhomes numer 100 te hotelit Chelsea ne Nju Jork. Ne stomak kishte nje vrime qe sipas shume mundesive ishte shkaktuar nga nje thike ose me mire nga thika qe ajo vete i kishte dhuruar te fejuarit. Kush e vrau Nuk do merret vesh kurre sepse tre muaj pas vdekjes se saj edhe Sid vendosi tlsquoi jape fund jetes duke injektuar nje doze vrasese me heroine. Nje mbidoze ilacesh gjumi dhe disa lloj drogash ishte shkaku zyrtar i vdekjes se aktorit Heath Ledger. Ai u gjet i vetem ne apartamentin e tij ne Manhatan. Edhe ne rastin e tij jane ngritur shume hipoteza perfshi edhe ate te vrasjes. Por ne kete rast sic tregon autori vrasesi i mundshem nuk i perket botes reale por asaj te personazheve imagjinare. Si armiku me i madh i Batmanit Joker qe Ledger interpretoi ne filmin The dark night ne vitin 2007. Dyshimi se Ledger per te luajtur rolin e nje vrasesi psikopatik alla Joker ka dashur te behet si ai ekziston ende. Po si Duke u mbyllur ne shtepi per jave te tera mes filmave horror romaneve te frikshme dhe mendimeve te semura. Te interpretosh nje rol te tille mund te kete nje cmim te larte ne mendjen dhe psikiken e nje personazhi por nuk duhet ta imagjinojme Ledger te veshur si Joker qe shetit neper Manhatan duke terrorizuar njerezit perfundon autori i librit.