Nuk eshte kthyer asnje pergjigje per projektin tone
Moskorrektesa e strukturave te Ministrise se Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve ka ngjallur pakenaqesi te nje pjese e intelektualeve durrsake te grupuar ne shoqaten Per mbrojtjen e trashegimise kulturore te rrethit Durres. Qe ne shkurt te ketij viti kjo shoqate ka aplikuar prane ketij dikasteri ne kuadrin e thirrjes se aplikimeve per mbeshtetje financiare te projekteve te shoqerise civile po qe nga ajo kohe nuk kane marre asnje pergjigje. Qofte dhe negative. Kryetari i kesaj shoqate Guri Bicja thote se nuk e kupton neglizhencen e ministrise qe nenvlefteson punen serioze te nje grupi njerezish me kontribut ne jeten e qytetit bregdetar e me gjere. Ne e dorezuam projektin ne afatin e percaktuar nga ministria dhe e protokolluam ate me 15 shkurt po qe atehere asnje pergjigje nuk morem me gjithe interesimin tone. A ka komision vleresimi te projekteve qe paraqiten kjo ministri apo veprohet mbi bazen e interesave partiake dhe financiare apo miqesive pyet Bicja duke qene i shqetesuar se bashku dhe me anetare te tjere te shoqates mes te cileve prof.dr. Fatos Tartari historiani Skender Lila mesuesi Maksim Begovic e te tjere artiste. Projekti Kthjelltesi i paraqitur nga shoqata Per mbrojtjen e trashegimise kulturore te Durresit synonte orientimin promovimin dhe zhvillimin e turizmit kulturor me nje kohezgjatje dymujore pergjate sezonit turistik. Sezoni u mbyll dhe projekti ngeli thjesht ne leter. Sipas kreut te shoqates Guri Bicja turizmi eshte nje potencial shume i fuqishem ekonomik per zhvillimin e Durresit por ende vuan nga diletantizmi dhe mungesa e orientimit te duhur dhe ne kuadrin e strategjive kombetare dhe lokale nivelet e ndryshme te pushtetit duhet te bashkepunojne me specialiste te shoqerise civile per te arritur rezultatet e nevojshme. Nder aktivitetet e parashikuara ne projekt qene shfaqja e etydeve videoklipeve nga plazhe dhe zona turistike e objekte me vlera arkeologjike dhe historike te Durresit ne sheshe te ndryshme te tij duke ftuar pushuesit drejt vizitimit dhe njohjes se tyre ekspozita me punime te arteve figurative fotografike dhe artizanale qe pasqyrojne jo vetem vlerat artistike te rrethit bregdetar po dhe promovojne sitet arkeologjike kulturore dhe talentet e reja qe levrojne keto arte si dhe koncerte te orkestres se harqeve. Shoqata ka plotesuar formularin e ministrise per mbeshtetje financiare te projektit ku shkruhet se parashtrimi i projektit sipas formularit te pergatitur/miratuar nga MTKRS ne asnje menyre nuk nenkupton detyrim apo angazhim nga ana e ministrise per te dhene fonde. Megjithate shoqata permes kryetarit te saj reagon ndaj heshtjes se pakuptimte mungeses se korrektesise se ministrise per te njoftuar aplikuesit per mosmarrjen ne konsiderate te projektit te tyre.