E Shtunë, 31 Tetor 2026

Na duhet nje EULEX

Na ka ndodhur nje paradoks. Sa me shume flasim e bejme reforma kunder korrupsionit aq me shume na shtohet ai. Fjalet reformat madje edhe parate e shpenzuara per te luftuar korrupsionin praktikisht kane sherbyer per ta thelluar ate. Sistemi gjyqesor qe duhet te ishte ilaci i korrupsionit eshte i korruptuar per vete. Qe prej vitit 1999 kur per here te pare u fol hapur per korrupsion masiv dhe mosbesim te publikut nga gjykates asgje nuk ka ndryshuar. Sa here anketohet publiku shifrat mbeten katastrofike. BE-ja per here te pare foli hapur vetem tani ne vitin 2010 kur thote se emerimet ne gjykata jane korruptive. Ne forme thashethemi me doze te larte vertetesie e kisha degjuar kete gje rendom ne shumicen e kafeve te mengjesit te 2 apo 3 viteve te fundit por qe BE-ja do ta thoshte kaq troc nuk e prisja.

Ne fakt kjo eshte ngjarja me e rende per nje shoqeri si e jona qe aspiron bashkimin me shoqerite europiane. Eumlshte e rende sepse eshte demtuar rende besimi se ilaci kryesor qe sheron shtetin dhe shoqerine nga korrupsioni pra gjykata rezulton te jete i paefektshem. Kur te thone se qeveria apo pushteti politik ne vend eshte i korruptuar nuk eshte mire por kur te thone se gjykata eshte e korruptuar eshte keq. Nje qeveri mund te ndryshohet politikisht. Individet ne perberje te saj mund edhe te denohen ligjerisht. Ne kete kuptim ekziston shpresa se dicka do te ndodhe. Po kur korruptohet ndeshkuesi shpresa merr fund dhe shoqeria fillon ti ngjasoje nje trupi pa sistem imunitar qe mbushet me viruse baktere myk parazite e deri edhe qeliza malinje. Shoqeria jone ka hyre ne kete rruge tashme.

Sistemi yne i ndeshkimit ligjor ne leter eshte shume i mire por ne praktike nuk funksionon. Sot te gjithe e dine se po te jesh deputet minister i zgjedhur vendor apo zyrtar mund te behesh i pasur pa te hyre gjemb ne kembe. Po te jesh deputet minister apo i zgjedhur vendor mund te shpifesh e te thuash cte duash ne mbrojtje te abuzimit sepse ligji nuk vepron. Kushdo qe ka guxuar te zbatoje ligjin ndaj cdo politikani eshte ndeshkuar. Kjo teoreme u vertetua ne vitin 2001 kur Prokurori i Pergjithshem kerkoi lirimin nga imuniteti te nje deputeti qe sot eshte minister dhe Parlamenti i asaj kohe me konsensus shkarkoi prokurorin si kunderpergjigje. Kjo teoreme u vertetua edhe ne vitin 2008-2009 kur prokuroria ngriti akuze ndaj dy ministrave dhe pergjigjja ishte gjithashtu konsensuale kur u vendos ti mbyllet goja prokurorise me ligjin e miratuar ne dhjetor 2008. Kjo teoreme eshte provuar disa here kur asnje kallezim penal per abuzim qe nga koha kur me sforco legale u denua Fatos Nano nuk u provua si i vertete ndaj zyrtareve te larte qendror dhe vendor. Kjo teoreme u provua qartesisht ne gjithe keto vite ku asnje politikan nuk u denua qofte edhe simbolikisht per shpifje megjithese sasia e shpifjeve te ligjuara per konsum publik ka arritur ne nivelet ku as fjala ska me vlere ne politike. Ne kushtet ku fjala ska me vlere akuzat per korrupsion nuk ngjitin me edhe kur jane qartesisht te verteta. Ky eshte mjedisi ligjor ku jeton madje mire politika ne Shqiperi mjedis ky ideal per tu pasuruar pa pasur friken e ligjit.

Sikur te mbaronte me kaq do te ishte gjysma e se keqes por ceshtja eshte se kjo sjellje sherben edhe si model per cdo zyrtar te shtetit tone. Ky model inspiron dhe stimulon tipin e zyrtarit dallaveraxhi genjeshtar dhe me aftesi te kufizuara vetem ne marrjen e bakshishit dhe dergimin e tij lart ne piramide. Ligjet vendimet udhezimet urdhrat e rregulloret qe miraton administrata e udhehequr nga ky model behen per tia bere sa me te thjeshte zyrtarit dhe politikanit marrjen per te mos e kthyer me pra vjedhjen e pasurise publike. Administratoret publike kur shkruajne rregullat nisen qartesisht nga interesi per te shpetuar veten nga ndeshkimi i mundshem ligjor. Ligjet e reja ne kundershtim me parimet e sundimit te se drejtes hartohen per te legjitimuar cdo maskarallek qe kerkon te kryeje zyrtari. Kjo eshte nje arsye e forte se perse zyrtaret edhe kur cohen ne gjyq dalin pergjithesisht te pafajshem. Teorite ligjore qe shpiken e sajohen ne kesi rastesh nga juristet tane jane unike dhe te denja per shkollen e shkaterrimit te shtetit. Bashke me pafajesine e zyrtareve shtohet edhe numri i gjyqtareve qe jane perdorues te ketij modeli dhe keshtu mbyllet ligjerisht rrethi vicioz i mosndeshkimit te askujt pavaresisht se cfare ben. Ne kete mjedis administrativ ka lindur dhe eshte zhvilluar kultura e korrupsionit piramidal ku te hyrat sigurohen ne baze nepunesit e nivelit te ulet dhe perfituesit gjenden ne maje. Baza sjell parate dhe majat bejne ligjet qe mbrojne bazen.

Ka edhe nje problem edhe me te madh qe per fat te keq verehet rendom. Shoqeria jone megjithese nuk pajtohet me korrupsionin kur anketohet perseri te korruptuarit ne shtet e ne politike i voton. Kjo eshte e keqja me e madhe qe ka pllakosur jo me ne shtet por edhe ne shoqeri. Virtytet morale si sinqeriteti paqja drejtesia konkurrohen dukshem nga mashtrimi dhuna e padrejtesia. Kur mendon se me cfare lehtesie genjen politikani dhe e pranon publiku dritherohesh nga fakti se edhe individet brenda publikut dine te genjejne po aq mire. Ne fakt kjo sindrome vihet re dukshem midis nesh kur per asgje dhe ne asnje rrethane nuk pranojme pergjegjesine qe na takon por gjithmone fajin ia veshim dikujt tjeter.

Ende besoj se e gjithe kjo skeme piramidale ku shteti pushteti vjedh dhe publiku paguan me deshire vjen per shkak te degjenerimit te pushteteve. E gjithe ceshtja eshte si te rregullohet pushteti. Pushteti politik nuk ka asnje shprese te rregullohet ne keto kushte. Duhet te rregullojme me cdo kusht pushtetin gjyqesor. Vetem ky pushtet mund te disiplinoje pushtetet e tjera. Te mos shkojme me lart ne Perendim por te shohim se si Perendimi qeveris ne Kosove. Kontrollohet bagazhi i Kryeministrit zyra dhe shtepia e ministrit arrestohet guvernatori i bankes arrestohen zyrtare te tjere te shtetit. Te gjitha keto i ben pushteti i drejtesise qe drejtohet nga EULEX-i pra nga njerez te formuar me kulturen e shtetit. Perendimi po na deshmon se si behet shteti dhe ne duhet ta mesojme mire kete mesim. Nga ana tjeter Perendimi po na tregon se pushteti keshtu sic e konceptojme ne ne keto kohe nuk eshte zgjidhja por vete problemi. Ne keto kushte nuk kemi pse te shpikim dhe as te vazhdome te kerkojme para nga Perendimi qe ti harxhojme ne ketu ne menyre sovrane pa e vrare mendjen se cfare sistemi po ndertojme. Na duhet thjesht nje EULEX. Na duhet edhe ne nje EULEX qe te na mesoje shtetin rregullin dhe te na riktheje besimin se nje dite do te kemi nje pushtet me te sinqerte e me te drejte nga ky i sotmi. Na duhet nje EULEX qe te arrestohet qofte edhe per 24 ore zyrtari dhe politikani sic ndodh me shkeles te zakonshem te ligjit. Na duhet nje EULEX qe ti zbatoje ligjet qe shkruhen ne leter. Mendoni se sa milione pasuri do te ishin sekuestruar vetem ne radhet e politikaneve nese do te zbatohej ligji Antimafia qe u reklamua me buje te madhe vetem nje vit me pare. Na duhet nje EULEX qe ti ktheje vleren fjales duke ndeshkuar kedo qe abuzon me te. Ka ardhur koha qe me shume sesa tokat rruget minierat apo pasurite natyrore te koncesionojme edhe pushtetin ne radhe te pare ate te drejtesise. Pa asnje lloj ndrojtje duhet ta pranojme deshtimin tone dhe te kerkojme ndihmen e duhur nga Perendimi.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›