E Shtunë, 31 Tetor 2026

Meta dhe 21 janari, LSI: Rama shpëtoi nga Prokuroria, por jo nga drejtësia

Tiranë- Lëvizja Socialiste për Integrim e ka cilësuar 21 janarin si një tjetër inskenim të realizuar nga Partia Socialiste dhe kreu i saj, Edi Rama.

Përmes një deklaratë për shtyp sekretari për Çështjet Zgjedhore, Ylli Manjani ka akuzuar PS-në dhe kreun Rama si organizatorë të dhunës me 21 janar, dhe ka shtuar se nuk kanë asnjë mundësi që t’i shpëtojnë drejtësisë.

Këta janë pjesë e skenarit të dhunës së 21 janarit dhe nëse i shpëtojnë prokurorisë nuk kanë shans ti shpëtojnë drejtësisë. LSI denoncon sot edhe njëherë se dhuna që buron nga paratë e fëlliqura, është e papranueshme dhe e dënueshme. Ne nuk kemi punë me fatin personal e politik të askujt, por kërkojmë si LSI që organizatorët e dhunës së 21 janarit duhet ti kërkojnë ndjesë shqiptarëve që i mashtruan duke i konfrontuar me forcat e sigurisë kombëtare që i bënë mish për top- tha Manjani, duke shtuar se videoja e Ilir Metës ishte një montim i ngjashëm me inskenimet e 21 janarit.

Sa i takon video-përgjimit që u transmetua mbrëmë, në një emision televiziv, ku shfaqej Dritan Prifti duke bërë afera korruptive, LSI deklaron se të tillë persona prej kohësh janë përkrahur nga PS-ja.

Zotërinjtë, limonë të shtrydhur që kapin veten në flagrancë duke ndarë jo vetëm paratë e fëlliqura, por interesat korruptive e që u vunë në dispozicion të dhunës nuk kanë mbështetjen e LSI. Ata prej kohësh, kanë bërë zgjedhjen, janë strehuar nën sqetullat e PS së Ramës, po jo të socialistëve,- theksoi Manjani.

Shkrime të tjera me interes:

  1. 21 janari, Mcllwham: Drejtësia s’duhet të vonojë, mbështesim hetimin Tiranë- Ambasadorja e Britanisë, Fiona Mcllwham, vetëm 2 ditë nga...
  2. Rama në Twitter: Shteti ligjor nuk funksionon, pa u zbardhur 21 janari Tiranë- Menjëherë pasi kryeministri Berisha bëri bilancin vjetor të qeverisë...
  3. Skandali “Meta-Prifti”, Ina Rama: Gjykata të japë drejtësi Tiranë- Çështja është në dorën e Gjykatës së Lartë, presim...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›