E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja Bilalli futet ne greve urie per eshtrat e te afermit

VLOR - Kater anetare te familjes Bilalli jane futur ne nje greve urie ne Pyllin e Sodes ne shenje proteste per mosgjetjen e eshtrave te familjarit te tyre Xhavit Bilalli i ekzekutuar 27 vjet me pare nga regjimi komunist.


Pas disa tentativave te shumta duke hapur gropa ne Pyllin e Sodes pasi u ishte thene se aty gjendeshin eshtrat e vellait te tyre ata tashme kerkojne ndihmen e shtetit. Vete familjaret shprehen se ne vendin ku jane futur ne greve kerkimet kane qene te panumerta dhe jane germuar me qindra metra katrore por deri me sot nuk kane arritur te gjejne eshtrat e te afermit te tyre.


Ata shprehen se e vetmja kerkese e tyre eshte tregimi i vendit ku prehet trupi dhe asgje me teper. Sipas tyre Xhavit Bilalli ishte denuar per vjedhje dhe si rrjedhoje ishte pushkatuar nga sistemi i asaj kohe.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›