Berat, zhduket prej tre ditësh gardiani i paraburgimit
Zhduket prej tre ditësh gardiani i komisariatit të Beratit, Foto Buhali. Familjarët kanë denoncuar zhdukjen e 46 vjecarit. Policia ka nisur menjëherë kërkimet duke shpërndarë fotografi në pikat kufitare.
BERAT- Zhduket prej tre ditesh gardiani i komiariatit të policisë në Berat, Foto Buhali. 46 vjecari duhej të paraqitej sot në punë në dhomat e paraburgimit, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Kanë qenë familjarët e tij , ata që kanë denoncuar zhdukjen, duke nënvizuar faktin se ai është zhdukur prej tre ditësh, ndërkohë që ka marrë me vete edhe armën e shërbimit. Mësohet se policia ka filluar menjëherë kërkimet për gjetjen e gardianit 46 vjecar, baba i tre fëmijëve. Ndërkaq janë shpërndarë fotot e tij në të gjitha pikat kufitare, duke marrë në konsideratë edhe pistën e largimit jashtë vendit. (e.n/Balkanweb)