E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja: S'mund te presim qe djali te vdese ne qeli

Familjarct e nje te dyshuari qe mbahet ne kushte paraburgimi nga drejtoria e Policise se Elbasanit dhe organet e tjera te hetimit, kane derguar nje leter apel ku i drejtohen shtetit me kerkesen qe te marre masa per te shmangur rrezikun evident per vdekjen e djalit te tyre, i cili ne kushte te renda shendetesore, mbahet nen izolim sipas familjes, duke iu zvarritur dhenia e pergjigjes se ADN-se. "Letren tone vendosem ta publikojme edhe ne media pasi mendojme se kerkesa jone eshte e drejte e s'po gjen zgjidhje", - thekson familja e Shkelzen Shkrepit.

Ne letren e tyre, prinderit dhe familjare te tjere shprehen se "ne pjesetaret e familjes Shkrepi, me banim ne lagjen "Partizani" ne Elbasan, jemi mjaft te shqetesuar per fatin e djalit tone Shkelzen Shkrepi, i cili u ndalua rreth tre muaj me pare per nje vrasje qe u krye ne Elbasan".

Familja pohon se "qe ne fillim kemi kundershtuar ndalimin e djalit, pasi ai nuk eshte i implikuar ne ate ngjarje, por policia dhe prokuroria vendore, na thane se Shkelzeni eshte ndaluar per te kryer verifikime dhe proven e ADN-se". Familja evidenton faktin se kane kaluar tre muaj qe nga ajo kohe dhe ai mbahet pa te drejte, ne dhomat e paraburgimit ne burgun e Peqinit. Kurse tregon shqetesimin qe i mundon: "Shkelzeni vuan nga semundje te renda ne mushkeri dhe nga hepatiti. Gjate kesaj periudhe pritem qe te perfundonte procedura. Por asgje nuk eshte bere. Edhe pse eshte ndaluar padrejtesisht, ne respektuam ligjin dhe shtetin. Por tani e kuptojme se nuk ka drejtesi. Per kete qellim i jemi drejtuar me letra te posacme instancave me te larta, si Presidentit te Republikes ne datat 15.092009 dhe 01.10.2009, kryeministrit me date 15.09.2009 dhe 01.10.2009, kryetares se Parlamentit me date 01.10.2009, Kryeprokurores 15.09.2009 etj.".

Familja thote se "ne kemi kerkuar publikisht qe te kryhet prova e ADN-se, ashtu sic e kerkoi policia dhe prokuroria, por nuk e kuptojme se kush eshte i interesuar dhe pengon qellimisht kete prove".

Ne kete situate, familja thote se "ne dyshojme se struktura te posacme te policise dhe Prokurorise se Elbasanit jane te interesuara qe kjo prove te shtyhet pafundesisht", duke shtuar ketu se "nuk mund te presim qe djali te rrezikoje jeten ne qeli". Familja vlereson me tej se "mendojme se kemi te drejte ndaj i jemi drejtuar zyrtarisht instancave me te larta te shtetit shqiptar, e kemi bere kete pasi mendojme se kemi te drejte. Ne thjesht po kerkojme qe te zbardhet e verteta dhe djali te mos qendroje pa asnje shkak ne paraburgim".

Ne perfundim te letres, familja kerkon qe "te kryhet sa me pare prova e ADN-se se djalit tone" dhe apelon: "Kerkojme nga instancat me te larta te shtetit qe te vendoset ligji dhe drejtesia. Shpresojme ne zgjidhjen sa me pare te ketij problemi".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›