Polici e Shtetit per qytetaret e ne sherbim te tyre per integrimin Europian te Shqiperise.
Interviste ekskluzive me Drejtorin e Pergjithshem te Policise se Shtetit, z Hysni Burgaj
Drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Hysni Burgaj, i sapoemeruar ne kete detyre, gjate nje interviste ekskluzive per gazeten "Policia Prane", ka vleresuar punen e deritanishme te paraardhesit te tij zotit Prenci, duke theksuar se tashme policia eshte futur ne standarde evropiane dhe do ta vazhdoje me tej duke zbatuar ligjin per Policine e Shtetit, nepermjet realizimit te objektivave te qeverise shqiptare. Qellim eshte integrimi evropian i vendit ne marrjen e statusit te vendit kandidat per Bashkimin Evropian dhe liberalizimin e vizave. Zoti Burgaj ka theksuar se Policia e Shtetit eshte nje Agjensi Kombetare ne sherbim te Komunitetit dhe per Komunitetin, per te siguruar rendin, ligjin, pronen e qytetareve, sigurine dhe integritetin e cdo individi. "Detyra me e rendesishme e Policise se Shtetit mbetet fitimi i besimit te publikut, me synimin e vetem pjesemarrjen e tij ne perballimin e sfidave te perbashketa te integrimit evropian te vendit", ka thene kryepolici. Hysni Burgaj, me nje karriere te suksesshme ne radhet e Policise se Shtetit eshte i bindur se detyra e drejtorit te Pergjithshem eshte nje pergjegjesi jo vetem institucionale, por edhe patriotike e kombetare, qe duhet zhvilluar me pergjegjesi e vetedije qytetare per fatet e integrimit, per te sotmen e te nesermen e qytetareve shqiptare.
Zoti Burgaj, si e konsideroni emerimin tuaj ne postin e Drejtorit te Pergjithshem?
Emerimi im si dhe te gjitha levizjet qe do te behen ne Policine e Shtetit, kane per qellim dhenien e impulsive te reja, rritjen e besimit te qytetareve tek Policia e Shtetit dhe mbi te gjitha realizimin me cdo kusht e brenda afatit te standardeve te kerkuara. Qe pas ngjarjes dramatike te 7 Gushtit, Policia e Shtetit ka pesuar nje terheqje, pra nje tulatje ne punen e saj, ndaj lind nevoja qe te rifreskohen strukturat drejtuese dhe zbatuese, si ne qender dhe ne baze, me qellim qe policia te fitoje perseri ate siguri dhe force qe ka treguar kunder krimit te organizuar dhe krimit ne pergjithesi.
Si Drejtori i Pergjithshem, cilat jane disa nga prioritetet kryesore qe ju keni?
Prioriteti kryesor mbetet gjithnje sherbimi i policise ndaj qytetarit. Sigurimi i sherbimit bashkekohor,te shpejte, ligjor, korrekt, racional per komunitetin, pasi marredheniet polici-komunitet jane te rendesishme per emancipimin dhe jeten e nje shoqerie. Shoqeria shqiptare eshte tani ne ate stad qe kerkon nje ridimensionim te ketyre marredhenieve, gjithnje ne sensin e permiresimit te tyre, duke rritur besimin tek Policia e Shtetit. Synimi im eshte krijimi i nje imazhi ne rritje per Policine, duke e lidhur kete me krijimin e besimit permes punes profesioniste dhe ndershmerise qytetare.
Kjo arrihet ne dy menyra:
Se pari: Permiresimi i performances se punes se policise ne menyre te vecante te rolit zbatues, si policia e rendit e qarkullimit e kufirit, te cilet kane kontakte te vazhdueshme me komunitetit. Kjo do te realizohet nepermjet trajnimeve ku rreth 50 % e tyre jane trajnuar dhe pjesa tjeter do trajnohet ne vazhdim, si dhe duke synuar qe njohurite qe marrin t'i zbatojne ne terren dhe t'iu japin zgjidhje ligjore problemeve te qytetareve.
Se dyti: Kembengulja per ndryshim mentaliteti ne polici, per t'u vene plotesisht si sherbim ne sherbim te qytetarit, pra ne konceptin e policit ky sherbim te konsiderohet si sherbimet e tjera dhe si detyre ligjore, sepse paguhet nga taksapaguesit dhe njekohesisht te jete sa me social e human, sikunder autoritare ndaj shkelesve te ligjit.
Prioritet tjeter kryesor eshte perzgjedhja e strategjive dhe metodave per te luftuar me me efikasitet krimin e organizuar dhe korrupsionin. Policia e Shtetit vitet e fundit ka arritur rezultate mjaft te larta ne kete drejtim, por kjo lufte kerkon cdo dite e me teper ashpersi, vullnet, profesionalizem, persosje te logjistikes dhe perdorim te metodave speciale te hetimit, me qellim qe te fitojme gjithnje e me teper terren ne perballjen me krimin e organizuar, pasi ai eshte forma me e larte edhe e sofistikuar e krimit. Njekohesisht do te forcojme me tej bashkepunimin me homologet tane dhe agjencite e tjera qe merren me luften kunder krimit. Prioritet tjeter eshte; Krijimi i besimit, gershetimi i aftesive individuale me punen ne grup dhe motivimi i efektivave ne veprimtarine e perditshme.
Pastrimi i radheve te policise nga elementet e inkriminuar, pasi ka ende punonjes policie te vecante qe kane lidhje kriminale. Kjo do arrihet nepermjet bashkepunimit te ngushte me Komunitetin, Kontrollin e Sherbimit te Brendshem prane cdo drejtorie policie ne qark, si dhe me agjencite e tjera te zbatimit te ligjit ne vend.
Po per menaxhimin e kufijve, meqenese eshte nje tjeter kriter per integrimin?
Sigurisht qe eshte nje nga prioritetet kryesore. Menaxhimi i integruar i kufijve, kufij te hapur, por te sigurt. Kjo do arrihet duke shtrire ne te gjitha pikat kufitare sistemin TIM-s, ku ka mbetur dhe pika kufitare e fundit, Sopiku, qe brenda ketyre diteve do te instalohet edhe aty, ne plotesimin urgjent te struktures se kufirit, ku aktualisht jane 33 vende bosh dhe me rialokimin e burimeve njerezore do t'i shtohen efektivave te kufirit rreth 300 punonjes policie shtese, ku shtesat me te medha do behen ne Jug te vendit, pra ne kufirin me Greqine dhe Italine. Ne aplikimin ne te gjitha pikat kufitare te programit pilot: "Nje ndalese, nje kontroll", ku policia kufitare dhe dogana do te kryejne kontroll se bashku, duke lehtesuar levizjen e qytetareve pasi perpunimi do behet ne kohe reale, shmangien e radheve te gjata ne raste fluksi, por edhe ne rritjen e efikasitetit te luftes kunder trafiqeve dhe kontrabandes. Ne monitorimin e te gjitha pikave te kalimit me sistem kamerash nga qendra, ne pajisjen me mjete moderne te policise kufitare qe monitoron kufirin e gjelber, si kamera termike, automjete per zonat malore, motocikleta etj. Ceshtjen e kontrollit te kufirit, e shikoj jo vetem si aspekt shume te rendesishem te sigurise kombetare, por edhe si detyrim qe vendi yne ka ne arenen nderkombetare per integrimin e Shqiperise ne BE dhe liberalizimin e vizave, pasi 50 % e pyetesorit jane detyrime te policise dhe ne duhet te jemi pararoja ne realizimin e ketij objektivi madhor te vendit tim.
Cilat do te jene marredheniet tuaja me median?
Transparenca me median do te shihen me kujdes e prioritet, pasi media eshte nje hallke e rendesishme e lidhjes se policise me komunitetin, te cilat nepermjet pasqyrimit real e objektiv qe i kane bere punes tone, jane bere pjese perberese e sukseseve dhe imazhit qe kemi krijuar ne publik, por dhe eshte nje oponence e nevojshme ne punen tone.
A mendoni se shperndarja e burimeve njerezore eshte ne raport te drejte me nevojat qe kane strukturat policore per te shfaqur nje performance sa me te larte te Policise se Shtetit ne komunitet?
Eshte e vertete qe shperndarja e burimeve njerezore jo ne cdo rast ploteson nevojat qe kane strukturat per menaxhimin e situates kriminale, si dhe rritjes se parametrave te sigurise publike dhe menaxhimin sa me mire te kufirit. Per kete Drejtoria e Pergjithshme e Policise se Shtetit me mbeshtetjen dhe te misionit policor "Pameca 3" dhe programit ICITAP, ka identifikuar nevojen per nje rialokim te burimeve njerezore.
Cfare duhet te kuptojme me rialokim te burimeve njerezore dhe a do te ndikoje ai ne plotesimin real te nevojave te policise?
Rialokim i burimeve njerezore do te thote; Analizimi i te gjitha posteve te punes ne Policine e Shtetit, me qellim plotesimin e nevojave reale qe kane sherbimet e policise. Me rialokim te burimeve njerezore synojme -Ne rritjen e numrit te punonjesve ne sherbim te komunitetit, -Ne rritjen e performances per menaxhimin e kufirit, -Ne permiresimin e performances se policise ne te gjitha sherbimet ne raport me kerkesat dhe standardet e Bashkimit Evropian, -Ne shperndarjen e te gjitha forcave policore ne raport te drejte me numrin e popullsise dhe tendencat kriminale ne zona te caktuara.
Pas viteve 90-te Policia e Shtetit ka pesuar ndryshime te herepashershme strukturore. Mos duhet te kuptojme se dhe ky eshte nje ndryshim strukturor i radhes?
Rialokimi i burimeve njerezore eshte nje risi ne Policine e Shtetit, pasi eshte hera e pare qe behet nje studim shkencor transparent me te gjitha strukturat e policise ne qender dhe ne baze, nepermjet intervistimit te punonjesve te te gjitha niveleve, ballafaqimit te nevojave reale sipas sherbimeve, si dhe takimeve sfiduese midis grupeve qe merren me studimin dhe titullareve te strukturave. Asnjehere me pare ndryshimet strukturore nuk jane bere ne baze te nje studimi real i cili identifikon nevojat reale ne Policine e Shtetit.
Gjate ndryshimeve te ndryshme strukturore ne vite, punonjesit e policise kane pasur pasoja duke u larguar nga puna. A do te kete pasoja per punonjesit e policise ky rialokim i burimeve njerezore?
Jo!. Rialokimi i burimeve njerezore nenkupton vetem rishperndarje te forcave sipas nevojave dhe nuk krijon asnje pasoje qe ata te largohen nga puna. Punonjesi i policise eshte pasuri kombetare, investim i shtetit dhe duhet trajtuar me vemendje e respekt.
Ne rast se ne perfundim te ketij studimi, del nevoja per shtesa te punonjesve te policise. Si do t'i perballoje Policia e Shtetit plotesimin e ketyre nevojave pasi sic dihet limiti i Policise se Shtetit percaktohet me vendim te Keshillit te Ministrave?
Se pari: Policia e Shtetit ka identifikuar disa sherbime qe aktualisht kryhen me punonjes policie sic jane ruajtja e objekteve te ndryshme shteterore. Ne kete drejtim do t'i kerkojme Keshillit te Ministrave qe kete barre qe policia ka nder vite te mos e kete me, duke bere te mundur sigurimin e tyre me polici private.
Se dyti: Nese nevojat e policise jane me te medha sesa kapacitetet e burimeve njerezore qe ne kemi, Ministri i Brendshem eshte shprehur i gatshem qe te ndihmoje Policine e Shtetit, duke i kerkuar qeverise shtimin e burimeve njerezore sipas nevojave qe do dalin nga ky studim.
Zoti drejtor i Pergjithshem, cili eshte mesazhi per Komunitetin dhe punonjesit e policise?
Ftoj te gjithe qytetaret shqiptare qe se bashku e me vendosmeri t'i japim nje goditje shokuese krimit dhe ta shnderrojme sakrificen tone ne nje nder guret e themelimit te se ardhmes. Si Drejtor i Pergjithshem i Policise se Shtetit garantoj komunitetin se Policia e Shtetit do jete instrument i qytetareve per respektimin e ligjit, sigurimin e rendit, jetes, prones, lirive dhe te drejtave te tyre. Per efektivat e Policise se Shtetit deklaroj se te gjithe ata punonjes qe e ndjejne veten se nuk jane te gatshem per te realizuar kerkesat e standardet e kerkuara, qe nuk jane ne nivelin e lartesine e sfidave te kohes, per te qene pjese aktive e progresive e Policise se Shtetit do jem i motivuar per t'i larguar nga policia. Ne Policine e Shtetit do te funksionoje meritokracia, rezultatet, formimi profesional dhe perkushtimi ne detyre, si baze e karrieres per cdo punonjes. Politika eshte e huaj per Policine e Shtetit.