Droge poshte krevatit, arrestohen dy te rinj
Gjirokaster-Dy persona jane arrestuar per prodhim dhe shitje te lendeve narkotike. Burime zyrtare te policise bene te ditur se nje sasi lende narkotike prej 100 grame marihuane u gjet e fshehur ne banesen e marre me qera nga dy te rinj. Sipas policise nje pjese e lendes narkotike u gjet poshte krevatit te 23-vjecarit Enver Rabushja dhe te shokut te tij Denis Bajrami. Ketij te fundit iu gjeten disa grame te tjera droge ne xhep. Nga ana e policise u kryen te gjitha veprimet proceduriale e hetimore, si edhe u be sekuestrimi i lendes narkotike ne cilesine e proves materiale, shoqeruar me arrestimin ne flagrance te dy te rinjve. Materialet ne ngarkim te tyre i kaluan Prokurorise se Gjirokastres.