E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dite aksidentesh, nje i vdekur 7 te plagosur

Dita e djeshme e shoqeruar nga reshjet e shiut, ka regjistruar serish raste aksidentesh ne rruget e vendit. Ne segmentin e rruges Novaj-Polican, ne vendin e quajtur "Bari i Bute" ne Skrapar, nje kamion i cili po transportonte pllaka guri ka dale nga rruga dhe ka rene ne gremine. Per pasoje ka humbur jeten 42-vjecari Agron Spahiu dhe jane plagosur drejtuesi i automjetit, Ilir Qamo si dhe Lirim Baze, qe ishte pasagjer. Te plagosurit jane derguar ne spital, ku ndodhen jashte rrezikut per jeten. Policia ka shkuar ne vendngjarje dhe nga hetimet e para, dyshohet se shkak mund te jete bere rruga e veshtire dhe humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit te mjetit. Nje aksident tjeter i ndodhur ne oret e para te mengjesit te djeshem, ka rrezikuar jeten e 50 pasagjereve qe udhetonin nga Tirana ne Athine me autobusin e linjes. Mjeti ka dale nga rruga ne aksin nacional Lushnje-Fier. Ngjarja ndodhi rreth ores 06.30 ne vendin e quajtur "Kthesa e Mbrostarit". Per te evituar perplasjen me nje maune, drejtuesi i autobusit me targe TR 7214 L, ka frenuar, por per shkak te rruges se lagesht nga shirat, ka rreshkitur dhe ka dale nga rruga duke perfunduar ne kanalin anesor. Per pasoje jane plagosur 5 pasagjere. Policia ka shkuar menjehere ne vendngjarje dhe ka nxjerre te plagosurit nga autobusi. Ata jane derguar per mjekim ne spitalin e Fierit, ku ndodhen jashte rrezikut per jeten.

Shkaqet

Rruga e veshtire dhe humbja e kontrollit nga ana e drejtuesit te mjetit, dyshohet si shkak i aksidentit te rende ne Skrapar. Ndersa per shkak te rruges se lagesht, autobusi me 50 pasagjere ka dale nga rruga dhe ka rene ne kanal ne Mbrostar te Fierit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›