E Shtunë, 31 Tetor 2026

AKKP: Toka "molle sherri" eshte shteterore

Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit te Pronave i ka dhene fund sot debatit te diteve te fundit mes bashkise se Tiranes dhe qeverise ne lidhje me sheshin e ndertimit ne qender te Tiranes, duke e cilesuar kete te fundit prone shteterore. Zedhenesi i Agjencise se Kthimit dhe Kompesimit te Pronave Gerti Seferi ka deklaruar dje se prona ku sot ndodhet Ministria e Turizmit Kultures Rinise dhe Sporteve si dhe territori ku sot ekziston Dhoma e Tregtise ka qene gjithmone ne pronesi te shtetit dhe asnjehere ne pronesi te asnje subjekti privat. Sipas tij, kete gje e konkretizon edhe fakti se kjo toke ka qene pronesi e shtetit qe para viteve 40 dhe sipas ligjit mbi keto toka nuk mund te pretendohet per pronar privat. Nderkohe, akuzat ne distance per kete toke mes paleve kane vazhduar edhe gjate dites se sotme. Ndaj konfliktit per kete prone ka reaguar edhe shoqata e Ndertuesve, e cila ka kerkuar qe lejet e ndertimeve te vleresohen si asete me vlere, pasi ne te kundert demtohet, jo vetem kompania private por edhe financat e shtetit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›