E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja Spahiu, shpenzimet e ceremonisë mortore nga shteti

Qeveria do të mbulojë shpenzimet e ceremonisë mortore për tre viktimat e familjes Spahiu në kryeqytet, që humbën jetë pak ditë më parë nga shpërthimi i një bombule gazi. Vendimi për akordim fondi financiar shtesë Njësisë Bashkiake Nr.2, Tiranë, për dhënie ndihme financiare familjes së viktimave Genc Mehmet Spahiu, Florida Niko Spahiu dhe Jona Genc Spahiu, për mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë mortore të viktimave është marrë dje nga Këshilli i Ministrave. Në bazë të këtij vendimi në buxhetin e vitit 2011, Njësisë Bashkiake Nr.2, Tiranë do t’i akordohet fondi financiar shtesë prej 500 mijë lekësh, për mbulimin e shpenzimeve të ceremonisë mortore të viktimave. Vendimi saktëson se ky fond do të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, ndërsa ngarkon ministrin e Financave, ministrin e Brendshëm, prefektin e Qarkut Tiranë dhe Njësinë Bashkiake Nr.2, për zbatimin e tij.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›