Rritet eksporti i bimëve medicinale

Kompania “Xherdo” që merret me eksportet e këtyre lloj bimësh, thotë se përpos ndikimeve të krizës ekonomike ky biznes ka pasur rritje.
Vetëm për vitin 2010, në Amerikë, Itali, Francë, dhe vende të tjera janë eksportuar rreth 680 tonë bimë të përpunuara dhe esenca. Pronari Xhevit Hysenaj thotë se deri tani nuk e ka shqyrtuar mundësinë për të tregtuar këto bimë në tregun shqiptar dhe është fokusuar vetëm në eksport.
Kjo kompani mbledh bimët medicinale nga të gjitha zonat e Shqipërisë, i përpunon ato, i ambalazhon dhe bën eksportin e tyre në vendet e interesuara. Investimi i saj llogaritet të jetë rreth 2 milionë euro. /Start/
2011-12-07 08:51