E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja aksidentohet ne Greqi

Sarande- Familja sarandjote aksidentohet gjate rruges se kthimit per ne Greqi pas pushimeve verore. Ngjarja ka ndodhur dje ne mesdite ne Patra te vendit fqinj, ndersa menjehere jane njoftuar te afermit ne qytetin bregdetar. Nena ka humbur jeten, kurse dy djemte e saj 20 dhe 22 vjec jane ne gjendje te rende ne spital. Sipas te afermve te viktimes, mjeti ka dale nga rruga dhe per rrjedhoje ka vdekur Vasilika Kolo. Ne kthim nga pushimet ne Sarande, 48 vjecarja udhetonte me automjetin e vet, te cilin e drejtonte i biri. Po per shkak te shpejtesise dhe manovrimit te gabuar, automjeti eshte perplasur duke dale nga rruga. Ne aksident ka humbur jeten e ema dhe jane ne situate kritike per jeten dy femijet e saj, 22 dhe 20 vjec. Ne Shqiperi pergjate muajit gusht jane perfshire ne aksidente shume emigrante te kthyer nga Greqia dhe ne pjesen me te madhe te rasteve kane qene me pasoja te renda.

B. Bejko


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›