Priza e dushit shkrumbon banesen
ELBASAN- Priza e dushit shkrumbon nje banese ne Elbasan, ndersa per fat te mire aty nuk ndodhej asnje prej pjesetareve te familjes. Ngjarja ka ndodhur mbreme, ne lagjen "Kongresi i Elbasanit", ne afersi te lulishtes "Kozma Naska", pak metra larg bulevardit te qytetit. Fqinjet kane lajmeruar policine dhe zjarrfikesit te cilet kane mberritur brenda pak minutash. Mesohet se ne banesen me pronar Idajet Rusten nuk ka pasur njeri, duke mos vene ne rrezik jeten e tyre. Shefi i repartit te zjarrfikeses, Aleksander Hodo, konfirmoi se sapo eshte marre informacioni, ne vendin e ngjarjes kane shkuar punonjesit e repartit, qe kane bere te mundur lokalizimin e flakeve qe rrezikonin te digjnin te gjithe ndertesen. Zjarri ka shkrumbuar te gjitha orendite e dhomes se gjumit, si edhe elektro-shtepiaket. Grupi hetimor i ndodhur ne vendin e ngjarjes paraprakisht konfirmon se shkak i zjarrit mund te kete qene shkendija elektrike ne prizen e dushit, ne tualetin e baneses. I zoti i shtepise ka deshmuar se kishte dale se bashku me familjen ne kohen kur ka ndodhur ngjarja, ndersa brenda nuk ndodhej askush. Demet materiale sipas Rustes jane te pallogaritshme dhe se familja e tij tashme rrezikon te mbetet ne qiell te hapur.
F.S.
F.S.