Familja dhe sporti, kur ngatërrohen bashkë
Tani që Olimpiada e Londrës u mbyll me sukses të gjithë mund ti kujtojmë disa momente të paharrueshme të prindërve, që në çdo çast ndiqnin hapa pas hapi suksesin e fëmijëve të tyre, si nëna e Phelps, apo të tjerë që nuk ishin fare të pranishëm, si ata të atletëve kinezë
Ka nga ata që mungojnë dhe për asnjë moment nuk shfaqen të ulur nëpër tribuna për të treguar se janë aty dhe i mbështesin fëmijët e tyre në çdo hap që bëjnë. E këtu mund të flasim për prindërit e notares së jashtëzakonshme kineze, Ye Shiwen, e marrë në dorëzim nga shteti që në moshën 6-vjeçare për tu stërvitur, apo zhytësit Wu Minxia, që mund të telefononte në shtëpi vetëm një herë në javë e që i mbajtën të fshehur vdekjen e gjyshes dhe sëmundjen e të ëmës për të mos u shqetësuar aspak para garës që mund ti ndryshonte jetën. Prindërit nuk mund të jenë gjithmonë të pranishëm, sepse atleti është një pasuri kombëtare dhe ne jemi mësuar me idenë se duhet ta ndajmë me të tjerët, tha babai Wu.
Ndaloni nënat dhe baballarët
Por ka edhe nga ata që vërtet e teprojnë. Pjesa më e madhe e prindërve të atletëve olimpikë ishin shumë të pranishëm dhe luftonin bashkë me ta për të arritur rekorde, duke u bërë shpesh edhe të sikletshëm për sjelljen e tyre. Ka bërë xhiron e botës videoja e Lynn dhe Rick Raisman, mamaja dhe babai i Aly-t, fitueses në disiplinën e gjimnastikës artistike, kur ndërsa e bija vazhdonte garën në paralele, ndiqnin me lëvizje çdo veprim të saj nga tribuna, me të bërtitura, shqetësim, gëzim, frikë dhe ankth deri në përfundim të garës. Emocionet e tyre ishin lehtësisht të lexueshme, madje më të mëdha dhe se e bija. Xhiron e botës bëri edhe intervista e Bert, i babait të notarit afrikanojugor Chad Le Clos, pasi i biri kishte mundur Phelps në 200 m flutur. Komenti me elozhe për të birin vuri në siklet jo vetëm komentatorët e ftohtë anglezë, por edhe vetë të birin. Është më i madhi mbi tokë, djaloshi më i mrekullueshëm që mund të takoni ndonjëherë në jetë. Shiheni, po qan si unë. Të dua shumë biri im. Përkrah tij e kudondodhura zonja Deborah, mamaja e Phelps, organizatore e karrierës së njeriut me shumë medalje në histori, ishte ngritur në këmbë duke e marrë për të mirëqenë fitoren e Michael. Mbeti keq për momentin, por gjeti mënyrën për tiu drejtuar një apel të gjithë prindërve: Duhet të jeni të fortë si unë. Mbështesni gjithmonë fëmijët tuaj. Por mesa duket i biri është shumë i kënaqur që u lirua nga noti, e në një farë mënyre edhe nga ajo që nuk e linte as të merrte frymë vetëm nëpër evenimente të tilla sportive.
Pesha e pritshmërive
Dihet që prindërit janë aleatët kryesorë, shpatullat ku gjithmonë mund të mbështetesh, që bëjnë sakrifica të vazhdueshme dhe që janë në gjendje të anulojnë jetën e tyre për sukseset sportive të fëmijëve (Liz Graiger, nëna e anglezes Kath, dy medalje ari në kanotazh, kishte harruar që kishte përvjetorin e martesës në ditën që e bija ishte në gjysmëfinale). Janë edhe ata pesha e madhe e pritshmërive, burimi i parë i presionit për atletët, që duhet të shkatërrojnë ëndrrat e kundërshtarëve për të tyret. Indiani i gjorë Gagang Narang, në vend që ti gëzohej medaljes së bronzit në qitje nga dhjetë metra, tha i shokuar nga frustracioni: Ime më donte medaljen e artë, shpresoj ta realizoj dëshirën e saj në të ardhmen. Edhe i ati nga ana tjetër u shpreh: Në fakt prisnim medaljen e artë, por edhe ky është një rezultat i mirë. Një tjetër atlete fituese e medaljes së artë, Victoria Pendleton, i shokoi të gjithë kur në minutat e para pas fitores tha: E kam vuajtur gjithmonë presionin, nuk po argëtohem aspak. Tani ndihem më e lirë. Eca përpara vetëm për të kënaqur babanë tim që ma kërkonte me ngulm. Them sa mirë që përfundoi.
Sakrificat
Olimpiada është edhe rasti për të parë të gjitha sakrificat e tua dhe investimet të shpërblehen. Medaljet e amerikanes
Douglas dhe të notarit Lochte i ndihmuan të zgjidhnin problemet në familje: mamaja e gjimnastes së parë me ngjyrë në histori akuzohej për mashtrim, ndërsa prindërit e Lochte ishin një hap larg sekuestrimit të shtëpisë. Të shkuara të harrura, sakrificat për të çuar të birin në pishina e të stërvitej ia vlejtën.
Ka edhe nga ata që vërtet e teprojnë. Pjesa më e madhe e prindërve të atletëve olimpikë ishin shumë të pranishëm dhe luftonin bashkë me ta për të arritur rekorde
Indiani i gjorë Gagang Narang, në vend që ti gëzohej medaljes së bronzit, tha i shokuar nga frustracioni: Ime më donte medaljen e artë, shpresoj ta realizoj dëshirën e saj në të ardhmen
Familja dhe sporti, kur ngatërrohen bashkë burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip
