Rriten divorcet në Fier, në 6 muaj, 308 kërkesa për ndarje

Rekord divorcesh në qarkun e Fierit. Rritet numri i kërkesave të cifteve në Gjykatën e Fierit për zgjidhje kurore, në krahasim me vitin e kaluar. Sipas avokatit, Adnand Çupa, për 6 mujorin e parë të këtij viti janë depozituar 308 ceshtje civile për ndarje.
Sipas tij, shkaqet që detyrojnë çiftet të ndahen me njëri-tjetrin janë të ndryshme, sdimos vështirësitë ekonomike, por të shumta janë edhe shkaqet e tradhëtive bashkëshortore, sidomos në familjet ku bashkëshorti jeton prej kohësh në emigracion.
Për periudhën 6 mujore të 2011-ës ka patur 280 divorce, ndërsa e njëjta periudhë e këtij viti divorcet janë rritur me 5 perqind. Sipas avokatit Çupa, ky rezultat vjen edhe si pasojë e ndryshimit të mentalitetit të burrave dhe të grave në Shqipëri.