E Diel, 1 Nëntor 2026

Malaj: Vetëpunësimi i të rinjve ul papunësinë në vend

Sistemi i vetëpunësimit të të rinjëve përmes ngritjes së sipërmarrjeve vetjake është cilësuar nga zëvendës.Ministrja e Arsimit Nora Malaj, një mekanizëm shumë i rëndësishëm për uljen e papunësisë në vend.
 

Deklarata e Malaj u bë gjatë prezantimit të një manuali për të rinjtë për angazhimin e tyre drejtpërdrejtë në tregun e punës në ditën ndërkombëtare të rinisë, gjatë konferencës “Programi i vetëpunësimit të të rinjëve nëpërmjet sipërmarrjeve rinore”.
 

Zëvendës.Ministrja e Arsimit Malaj theksoi se qeveria, ministritë, si dhe biznesi në bashkëpunim me shoqatat rinore po punojnë për krijimin e sa më shumë hapësirave për punësimin e të rinjve.

Ajo tha gjithashtu se në projektet e qeverisë është parashikuar edhe trajnimi i të rinjve në mënyrë që të shfrytëzojnë sa më mirë aftësitë e tyre në punë.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›