Familja e Bin Ladenit dëbohet në Arabinë Saudite

Avokati i familjes së Osama Bin Ladenit në Pakistan tha se të vejat dhe fëmijët e krye-terroristit të vrarë do të dëbohen në Arabinë Saudite javën e ardhshme.
Këtë muaj, drejtësia pakistaneze ka dënuar tri të vejat e Bin Ladenit – dy shtetase saudite dhe një jemenase – së bashku me dy vajza të tij, me nga 45 ditë arrest shtëpiak për hyrje dhe banim të paligjshëm në Pakistan.
Ish-udhëheqësi i rrjetit terrorist, Al Qaida, është vrarë në maj të vitit të kaluar nga komandot e Shteteve të Bashkuara në Abbottabad në Pakistan.