E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja e gjykatësit Konomi kërkon zbardhjen e krimit

 Sipas tyre, deri më tani, shteti shqiptar nuk ka dhënë asnjë rezultat shpresëdhënës për hetimet për të zbardhur të vërtetën.

“Kjo ide përforcohet edhe me shume ndërsa përballemi me vështirësi të shumëllojshme dhe të panatyrshme në përpjekjet tona për të hipotekuar pronat që na përkasin me ligj, procedura të cilat zvarriten deri në pikën e skadencës se çdo afati ligjor. Si është e mundur që në Shqipëri nuk zbatohet as vendimi i Gjykatës së Lartë? Kush fshihet pas kësaj? Pse shteti vetë na nxjerr pengesa? Nuk e kuptojmë pse Drejtoria Rajonale e Hipotekave në Durrës dhe Drejtoria e Përgjithshme e Hipotekave nuk duan të firmosin dokumentet te cilat janë të rregullta ligjërisht dhe te njohura edhe nga Gjykata e Larte”, thuhet në reagimin e familjes.

“Të thyer nga dhimbja e humbjes se njeriut tone te dashur, por edhe te indinjuar nga mungesa e seriozitetit dhe transparencës se organeve kompetente, Familja  Konomi  e ka çdo ditë e më të vështirë të besojë që jetojmë në një vend ku mbretëron e vërteta dhe ligji e jo mashtrimi dhe mafia. Çdo ditë e më pak e ndjejmë mbështetjen ligjore që i takon çdo individi në mënyrë të barabartë”, vijon.

Familja e Skerdilajd Konomit, shikon median si mundësi për të sensibilizuar opinionin publik. “Ngjarje të tilla si hedhja në erë apo djegia e gjallë e zyrtarëve publikë të mos mbeten pa autorësi dhe pa të ndëshkuar, në mënyrë që në këtë vend të mos fuqizohet pushteti i mafies, por te rivendoset drejtësia”, përfundon familja e gjykatësit të vrarë. /Start/

                                                                                             2011-11-23 08:41
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›