Napoli në festë, Siti rrezikon të eliminohet
ITALI- Dy gola të Edinson Kavanit dhe një ndeshje e jashtëzakonshme e Ezekiel Lavecit, i kanë dhënë fitoren e madhe Napolit përballë Mançester Sitit. Skuadra e Valter Maxarrit është rikthyer fuqishëm në luftën për kualifikim, duke marrë vendin e dytë në grupin A dhe tashmë ka gjithçka në dorën e vet, pas triumfit të arritur mbrëmë në shifrat 2-1.
Ndeshja e djeshme ka qenë ndoshta më e mira që kanë bërë napoletanët këtë sezon, teksa përballë kishin një skuadër shumë të frikshme.
Në minutën e 17-të, pas një goditje këndi, Kavani realizoi me kokë, në një rrëmujë të krijuar në vijën fatale. Goli bëri që´"San Paolo" të shpërthente në festë. Por, skuadra e Mançinit barazoi në minutën e 33-të me anë të Mario Balotelit, që përfitoi nga një grushtim i De Santis në gjuajtjen e Silvës dhe e dërgoi topin në rrjetë.
Pjesa e dytë ka nisur me një tjetër gol të Kavanit dhe me një stadium që ka kaluar i tëri në delir. Emri i Kavanit është thirrur mbi 15 herë në kor nga tifozët
e pranishëm. Siti më pas u hodh në sulm dhe krijoi disa mundësi të mira, por pa mundur të realizoi. Në krahun tjetër, Laveci kishte shansin për ta çuar takimin në 3-1, por nuk e bëri dot. Ndërkohë, në ndeshjet e tjera të luajtura mbrëmë, spikat kualifikimi i Interit si skuadra që mban vendin e parë në grupin B.
Zikaltërit barazuan 1-1 me Trabzonspor, ndërsa përfituan edhe nga fitorja 2-0 e Lilës në fushën e rusëve të CSKA Moskës. Francezët realizuan dy herë në pjesën e dytë, duke rihapur sfidën.
(m.a/A.Latifi/BalkanWeb)