Reali, 5 fitore në 5 ndeshje, goleadë edhe ndaj Dinamos
SPANJE- Reali i Madridit ka dhuruar një tjetër mbrëmje spektakolare, duke mposhtur 6-2 Dinamon e Zagrebit, duke arritur fitoren e pestë në po kaq ndeshje të luajtura. Nuk ka patur fare histori sfida e mbrëmshme në "Kamp Nou". Reali ka realizuar 3 herë brenda 9 minutash, me Benzema, Kallehon e Higuain.
Në minutën e 20-të Mesut Ozil realizoi edhe golin e katërt, ndërsa ndeshja u kthye në stërvitje.
Në pjesën e dytë, Kallehon e Benzema realizuan dy herë të tjera, ndërsa kroatët shkurtuan më pas rezultatin në 6-2. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Lioni dhe Ajaksi kanë barazuar 0-0, në një sfidë të mbushur me raste dhe tepër të luftuar. Francezët kanë patur një sërë mundësish, por nuk kanë shënuar dhe tashmë janë me një këmbë jashtë Champions.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)