E Shtunë, 31 Tetor 2026

Familja e policit: 2 vite që donte transferim, ia dhanë ditën që u vetëvra

TIRANE - Njeri i mirë dhe i sjellshëm. Kështu njihej nga të gjithë inspektori i krimeve që vrau veten mëngjesin e ditës së mërkurë. Refail Shehu, 45-vjeçari që vendosi t'i japë fund jetës së tij duke u vetëvrarë, prej disa kohësh kishte kërkuar që të transferohej drejt një pune tjetër. Por për ironi të fatit, urdhri për transferim i ka ardhur mëngjesin e ditës që ai ka vrarë veten. Për ta bërë këtë Refaili ka pritur që në shtëpi të mos ishte asnjë nga familjarët e tij dhe ka shkrehur drejt vetes armën e shërbimit, ku plumbi ka qëlluar fatal për të. Në banesën e tij ndihet kuja e bashkëshortes, Lumes, e cila tashmë duhet që të rrisë e vetme të tre fëmijët e saj. Shehu ishte babai i 3 fëmijëve, 2 vajzave dhe një djali.

Ndërkohë, mësohet se 45-vjeçari është gjendur në apartamentin e tij i vetëvrarë me armën e shërbimit. Mëngjesin e pardjeshëm, në katin e shtatë të një pallati të ri mbrapa Fakultetit të Mjekësisë, pranë Rrugës së Dibrës, janë dëgjuar të shtëna, të cilat kanë rezultuar fatale dhe i kanë marrë jetën babait të tre fëmijëve. 45-vjeçari Refail Shehu prej disa kohësh kryente shërbimin pranë Komisariatit Nr.3 në kryeqytet. Në hyrje të pallatit takojmë shumë miq dhe të afërm të tij, mes të cilëve edhe mbesën, Suela Dalipi. Me sy të përlotur ajo rrëfen për "GSH" ngjarjen deri në momentin që 45-vjeçari është gjendur i pajetë nga vajza e tij, Marsi.

(intervisten e plote mund ta lexoni sot ne Gazeta Shqiptare) 
(er.nu/GSH/BalkanWeb)

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›