Gati dhënia me koncesion e Metalurgjikut të Elbasanit, çmimi 1 euro
TIRANE-Këshilli i Ministrave ka përcaktuar kushtet e dhënies me koncesion të një sipërfaqeje të ish-Metalurgjikut të Elbasanit, e cila do të jepet përsëri me çmimin simbolik një euro.
Qeveria ka miratuar dje kriteret për dhënien me qira me çmimin 1 euro të sipërfaqes prej 131 659 metra katrorë, nga e cila 71 965 m2 në administrim të Ndërmarrjes së Prodhimit të Çeliqeve, Elbasandhe 59 694 metra katrorë në administrim të shoqërisë “Kombinati Energjetik” sh.a. Elbasan, me qëllim zhvillimin e veprimtarive prodhuese. Ndërsa ngarkon Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës për zbatimin e këtij vendimi, qeveria përcakton edhe sistemin e pikëve me të cilin do të kutohen ofertat e kompanive të interesuara për marrjen me koncesion të sipërfaqes. Kështu, sipas përcaktimeve të qeverisë, investimi do të vlerësohet me 50 pikë, punësimi me 30 pikë, ndërkohë që afatet e nisjes së shfrytëzimit të sipërfaqes do të kutohen me 20 pikë. Që të dyja sipërfaqet janë pjesë e hapësirës ku dikur shtrihej Kombinati Metalurgjik “Çeliku i Partisë” në Elbasan, një nga veprat më të rëndësishme industriale në Shqipëri të periudhës komuniste. Përmes një vendimi të miratuar më 26 shtator, Këshilli i Ministrave ngarkonte Ministrinë e Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës me detyrën e përgatitjes së procesit të dhënies me koncesion të Zonës Ekonomike në Elbasan. Zona në fjalë me sipërfaqe 254.7 hektarë është shpallur zonë ekonomike, me statusin “Park industrial”, përmes një akti të qeverisë që mban datën 04.06.2008.
(d.b/GazetaShqiptare/BalklanWeb)