Berat, mësim në një stallë, Braçe: Ja mosha e internetit
Deputeti Braçe ka qenë i pranishëm në një shkollë në Berat, ku mësimi zhvillohet në një ish-stallë bagëtish. Ai ka paralelizuar situatën në këtë shkollë me konceptet e “Shqipërisë në moshën e internetit” dhe “Shqipëria Në NATO”
BERAT- Shkolla e fshatit Hinge, në komunën Poshnje të rrethit të Beratit rrezikon shembjen si pasojë e amortizimit dhe mësimi për 600 nxënës, tashmë zhvillohet në ish ambientet e një stalle. Kanë reaguar për një situatë të tillë, deputetët e Qarkut të Beratit Erjon Braçe dhe Marko Bello të cilët kanë parë nga afër ambientet e shkollës. Konceptet si “Hyrja në Nato” dhe “Shqipëria në moshën e internetit” janë të panjohura për këtë fshat ku arsimi bazë merret në një stallë bagëtish. Kështu është shprehur deputeti Braçe gjatë takimit me nxënësit e kësaj shkolle.
Deputeti i zonës Braçe, u shpreh se “një hangar i ndërtuar rreth viteve 80 shërben si institucion edukimi, dhe ajo Shqipëria virtuale e cila flet për internet është shumë larg. Atje brenda jo vetëm që nuk ka internet, pot edhe zilja është marrë nga bagëtia, këto janë kushtet që është arsimi sot. Jemi interesuar si pushtet vendor dhe deputet ministrave të arsimit me qëllim që të mbështesë projektin e komunës së Poshnjes që në fshatin Hing të ndërtohej një shkollë me parametra optimal dhe që kushton vetëm 55 milion lekë. Kjo qeveri e cila shpenzon 1 miliardë e 200 milion euro në vetëm 56 kilomentra rrugë nuk denjon të harzhojë 55 milion lekë për ti dhënë shkollë këtyre fëmijëve”- përfundoi Braçe.
Deputetëtët Braçe dhe Bello ngritën gjithashtu dhe problemin e mungesës së ujit të pijshëm në këtë fshat duke deklaruar se ndonëse komuna ka miratuar projektet për ujësjellës dhe ndërtimin e shkollës qeveria nuk ka miratuar më fonde për asnjërin prej dy projekteve kaq të rëndësishëm. (a.r/news24/balkanweb)