Rama: Përbuzje për tradhtarin Kadeli, u ktheu kurrizin lezhianëve për një karrige
LEZHE – Kryetari i PS-së, Edi Rama komentoi në Lezhë kandidimin e ish-deputetit socialist Gjovalin Kadeli nën siglën e PD-së. Ndërsa renditi disa nga arsyet që sipas tij duhet t’i shtyjnë qytetarët të mos votojnë PD-në, Rama akuzoi Kadelin si “tradhtar që u ktheu kurrizin qytetarëve për të përfituar një karrige në Kuvend”.
“Dua të shpreh këtu në këtë shesh të gjithë përbuzjen time për një tradhtar si Gjovalin Kadeli, i cili katër vjet më parë erdhi në parlamentin e Shqipërisë me votat e socialistëve dhe progresistëve të Lezhës dhe sot, katër vjet më vonë, u ka kthyer atyre kurrizin vetëm për një karrige druri me katër këmbë, që është turpi i përhershëm i tij dhe i emrit të tij në këtë qytet.”- deklaroi Rama gjatë prezantimit të kandidatëve të PS-së në qarkun e Lezhës.
“Çdo prind, nuk ka rendësi është socialist apo demokrat, ka një arsye të fortë që të shkojë në kutinë e votimit dhe të mos e votojë PD-në, por të votojë PS-nw. Dhe e dini kush është arsyeja, për të shpëtuar fëmijët nga analfabetizmi, injoranca, papunësia që i pret nesër. Kush nuk do falimentimin e ushqimoreve duhet që në 23 qershor të votojë PS. Kush nuk do falimentimin e dyqanit duhet të votojë PS. Kush nuk do t’i shtohet ushtrisë 1 milionëshe të të papunëve duhet të votojë PS-në.”- vijoi më tej kryesocialisti.
(er.nu/BalkanWeb)