E Diel, 1 Nëntor 2026

Familja ne tmerr, i mbushet shtepia me gjarperinj

MITROVICE - Nje banori nga Brabaniqi i Mitrovices i mbushet shtepia me gjarperinj, te cilet nuk levizin prej andej, duke u kallur daten familjareve. Ngjarja e rralle ka ndodhur ne familjen Azemi. Kryefamiljari Osman Azemi ka denoncuar dje ne komune se i jane shfaqur gjarperinj brenda shtepise se tij. Ai ka kerkuar ndihme nga zyrtaret komunale, policia dhe Instituti Rajonal per Shendet Publik. Azemi ka treguar se prej frikes, ai, se bashku me familjen e tij jane duke fjetur ne oborr. "Te dielen e kam mbytur me sepate nje gjarper ne njeren nga dy dhomat e shtepise", tregon Azemi, duke treguar edhe gjurmen qe e ka lene me sepate ne dritaren e dhomes, ku ishte ngjitur gjarpri. Ne lidhje me kete problem, Ylber Durmishi, drejtor i Drejtorise per Mbrojtje dhe Shpetim ne komunen e Mitrovices, tha se ka kerkuar nderhyrjen e Departamentit per Menaxhim te Emergjencave te Ministrise se Puneve te Brendshme. Ai tha se do te nderhyhet ne banese dhe zonen perreth saj per te eliminuar qendrimin e gjarperinjve te rrezikshem.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›