E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Serbet e Kosoves, pse nuk mund t'i shmangen EULEX-it"

"Politikanet nuk do bashkepunojne me EULEX-in, por qytetari i thjeshte s'mund ta evitoje kete; ai duhet te kerkoje diku ndihme per siguri legale e fizike". Keshtu thote ne nje interviste per radion Evropa e Lire, politikani serb i Kosoves, Oliver Ivanovic.

Kane mbetur edhe kater dite para se serbet, sic kane paralajmeruar, ta formojne parlamentin e tyre paralel serb. Ju e keni quajtur kete si projekt te deshtuar. Pse?

Se pari, nuk mund te jete parlament, sepse ky do te jete parlament paralel dhe per kete nuk angazhohet as Beogradi zyrtar. Mendoj se ky eshte nje kombinim i pafat i disa njerezve ambicioze ne Kosove dhe do te thosha i opozites ne Serbi, te cilet po mundohen qe se bashku t'i paraqesin pengese qeverise se re dhe te krijojne nje problem, me te cilin do te merrej qeveria e re. Keta mundohen te behen te vetmit perfaqesues te serbeve te Kosoves dhe nga ai pozicion, ne menyre te vazhdueshme, te bejne presion ndaj qeverise se re. Keta njerez qe po formojne kete qe po e quajne parlament, jane njerez qe deri tani kane formuar dhjetera organizata dhe secila nga to ka ekzistuar per aq sa ka pasur interesim mediatik. Mendoj se ky eshte projekt i deshtuar dhe se ne duhet te mendojme per forma tjera ne terren.

Per cfare formash mendoni, cfare ndryshimesh duhet te bejne serbet?

Se pari duhet te veme marredhenie shume te mira me komunitetin nderkombetar, ndersa ne periudhen e ardhshme duhet te veme kontakte me kreret e qeverive lokale, pra ne nivel lokal, domethene edhe me shqiptaret e Kosoves. Konflikti, apo perkrahja e konfliktit, eshte e rrezikshme per ne ne nje plan me afatgjate. Nuk do te sjelle asgje te mire, por vetem jostabilitet qe do te zgjase dhe efekti i tij do te jete ky - askush nuk do te merret me ekonomine dhe zhvillimin, por te gjithe do te merren me politike. Eshte fatkeqesi per nje territor ku njerezit merren vetem me politike, e mendoj se Kosova e ka kete fat.

Ne kete kuader, ju e perkrahni bashkepunimin me EULEX-in, nderkohe qe ka serbe qe e kundershtojne kete...

Bashkepunimi me EULEX-in do te jete i veshtire, e ndoshta edhe i pamundur. Ne nivelin politik, sigurisht se nuk do te kete kontakte, pasi qe EULEX-i perceptohet si mision, i cili vjen sipas planit te Ahtisarit dhe qe duhet te stabilizoje dhe konfirmoje plotesisht pavaresine. Per kete arsye, politikanet nuk do te bashkepunojne me EULEX-in, por qytetaret e thjeshte nuk mund ta evitojne kete, ata duhet te kerkojne diku ndihme per siguri legale dhe fizike. Ne anen tjeter, insistoj ne ate se Beogradi zyrtar nuk guxon qe ta ve kete barre mbi shpinen e njerezve te thjeshte, per arsye politike ose te pamundesoje kete kontakt per njerezit e thjeshte, siguria fizike apo legale e te cileve eshte ne rrezik.

Doni te thoni aplikim te standardeve te dyfishta - po EULEX-it nga qytetaret, por jo nga politikanet?

Jo, jo, jo. Une mendoj se jeta praktike do te na shtyje te bashkepunojme me EULEX-in, sepse EULEX-i do te jete misioni i vetem qe merret me drejtesi dhe polici. Per kete arsye, duhet te bashkepunojme me ta ne nivel lokal. Po, politikanet do ta shikojne EULEX-in si ilegal dhe nuk do bashkepunojne ne nivelin politik. EULEX-i nuk do te kete kontakte politike kur te shkoje ne Shillove, Shterpce, por do te bisedoje me njerezit; njerezit e rendomte kane nevoje te kerkojne ndihme si fizike, ashtu edhe legale.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›