Vdes njeriu me i moshuar i Kosoves, 107 vjec
KAMENICE - Personi qe njihet si me i moshuari i Republikes se Kosoves, ka nderruar dje jete. Ai eshte 107-vjecari Syle Tahiri, nga Shahic i Kamenices. Enti i Statistikes se Kosoves (ESK) tha se i ndjeri Syle Tahiri ishte nder 73 personat me te moshuar ne Kosove, me mbi 100 vjet jete, te cilet jane evidentuar nga ESK vitin e kaluar.
Enti i Statistikes ne vjeshte te vitit 2007, per te paren here qe prej krijimit (ne vitin 1948), kishte bere nje hulumtim per te moshuarit ne Kosove, prej 100 e me shume vjec. Pasi kishte hulumtuar tere territorin e Kosoves, ESK kishte gjetur rreth 73 persona qe kishin kaluar jetegjatesine e tyre, ose moshen mbi 100 vjec. Nder ta, ishte edhe, tashme i ndjeri, Syle Tahiri, 107 vjec, i lindur me daten 3 korrik 1900, nga fshati Shahic, komuna e Kamenices, me numrin e leternjoftimit 1170820556. Syle Tahiri ishte i ve, i martuar nje here ndersa pas vetes ka lene 82 pasardhes familjare. Me profesion ishte bujk dhe blegtor. Nuk ka konsumuar alkool e koheve te fundit nuk ka konsumuar as duhan. Nje kohe te gjate ka konsumuar buke thekre dhe yndyre te gjedhit.