Familja shqiptare azil në SHBA, në këmbim të dëshmisë për kriminelin patriot
SHBA- Kalvari 10 vjecar i mundimeve dhe beteja e gjatë për azil politik i familjes së Edmond Demiraj ka marrë fund sot, pasi administrata e presidentit Barak Obama, vendosi që familja shqiptare të qëndrojë në Shtetet e Bashkuara.
Avokatët e familjes shqiptare, të cilët bëjnë me dije lajmin theksojnë se vendimi për t’i dhënë azil Edmond Demirajt, gruas dhe djalit të tij, u bë 10 vite pasi zoti Demiraj kishte thënë se një prokuror federal i ka premtuar atij dhe familjes së tij, qëndrim në Shtetet e Bashkuara, në këmbim të dëshmisë kundër një personi shumëkërkur nga FBI.
Zyrtarët e imigrimit disa herë e kanë refuzuar kërkesën për azil të gruas dhe djalit të Demirajt, megjithëse qeveria kishte pranuar se ekzistonte kërcënim i besueshëm për sigurinë e tyre, nëse ata kthehen në Shqipëri.
Familja Demiraj prej 10 vjetësh jetonte ilegalisht në shtetin e Hjustonit në SHBA, pasi kryefamiljari është dëshmitari kyq, i FBI-së në lidhje me shtetasin e shumëkërkuar Bill Bedini (shqiptar), i cili në SHBA konsiderohet si një kriminel i rrezikshëm, i kërkuar për trafikimin e qenieve njerëzore. Autoritet amerikane bëjnë me dije se Bedini ka kërcënuar Demiraj se çdo dëshmi e ofruar do ti kushtojë jetën.
Edmond Demiraj medohet se ka informacion të vlefshëm për FBI-në, pasi lidhja e tij më të shumëkërkuarin vjen si pasojë se ato kanë qënë bashkëpunëtor në një biznes ndërtimi shumë vite më parë në Shqipëri.
(el.me/BalkanWeb)