Familjarët: Autoritetet të hetojnë ngjarjen, QSUT: Vdekja e pashmangshme
TIRANë- Familjarët e 51-vjecarit Eduart Beci, i cili ndërroi jetë disa ditë më parë në spitalin francez, në QSUT akuzojnë personelin mjekësor të këtij spitali për vdekjen e të afërmit të tyre. Sipas tyre, bluzat e bardha kanë neglizhuar gjatë mjekimit dhe ndërhyrjes kirurgjikale, madje i kanë detyruar familjarët të blejnë medikamente privatisht.
Mes dhimbjes bashkëshortja e Eduartit, Violeta tregon për News 24 të gjithë ngjarjen hap pas hapi, ndërsa kërkon zbardhjen e vdekjes së tij. “Ishte në punë në mëngjes, erdhi në shtëpi se kishte temperaturë 37 e gjysmë nga bajamet. Unë dhe im shoq kemi shkuar bashkë në spital. E kam parë kur i kanë ndërhyrë në fyt. Ai iku për një ultrakorten që nuk e kishte spitali. Mjekësia ligjore të tregojë të vërtetën se kush ishte arsyeja që im shoq ka dhënë shpirt”, deklaron Violeta.
Lidhur me këtë ngjarje News 24 ka marrë edhe versionin zyrtar të QSUT-së. Nëndrejtori Besim Voci thotë se, pacienti mbërriti në spital në gjendje akute, ndonëse mjekët morën të gjitha masat. Sipas Vocit asnjë nga personeli mjekësor nuk mund të fajësohet për një vdekje të shpejtë.
“është vizituar menjëherë nga mjeku i shërbimit dhe menjëherë është futur në reanimacionit e shërbimit, nën oksigjen. Pavarësisht marrjes së oksigjenit, gjendja e tij nuk u përmirësua, por filloi të rëndohej. Në këto kushte ne e futëm në sallën e operacionit për ta hapur në qafë për ti siguruar rrugët e frymëmarrjes. Nga shenjat e paraqitura, dyshohej se i sëmuri ka pasur kancer në laring, por i padiagnostikuar më parë në shërbimin tonë. Për një vdekje që ndodh brenda 15 minutash nuk besoj se ka përgjegjësi as personeli dhe as spitali”, - deklaroi Nëndrejtori i QSUT-së.
51-vjecari Beci nuk kishte vuajtur më parë nga ndonjë sëmundje shqetësuese dhe gjatë paradites së datës 21 maj kishte shfaqur shqetësime me bajamet, ndërsa në darkë gjendja shëndetësore e tij ishte komplikuar, duke i detyruar familjarëve ti drejtohen QSUT-së për një shërbim më të specializuar.
(m.a/News24/BalkanWeb)