E Diel, 1 Nëntor 2026

Kukës, vijojnë kërkimet për vajzën e zhdukur, asnjë gjurmë nga 6-vjeçarja

Në ditën e 6-të të kërkimeve vijon të mbetet ende mister fati i 6-vjeçares Bleona Mata që u zhduk teksa ruante bagëtitë në fshatin Zapod të Kukësit.

Kërkimet e ndërmarra nga forcat e policisë dhe banorë të fshatit janë shtrirë në të gjithë zonën, por ende nuk ka asnjë shenjë nga 6-vjeçarja e zhdukur që nga data 22 maj.

Kërkimet janë shtrirë edhe në territorin e Kosovës, por policia ka hedhur poshtë zërat se 6 vjeccarja është parë në komunën Dragash të Kosovës.

Kreu i policisë së Kukësit, hodhi poshtë zërin se fëmija i gjetur në dragash të Kosovës të ishte 6-vjeçarja nga Zapodi.

Në 6 ditë kërkime, është gjetur vetëm një shenjë e 6-vjeçares. Bëhet fjalë për një xhup, që sipas familjarëve vajza e kishte veshur ditën që u zhduk.

Por policia dhe banorët nuk kanë mundur të gjejnë asnjë shenjë tjetër, mbi të cilën mund të hetojë. Xhupi i vajzës u gjet rreth 500 metra mbi fshatin Zapod.

Ndërkaq, policia ka ngritur edhe disa pista paraprake hetimi. hetimet janë ngritur mbi pistën e rrëmbimit të 6-vjeçares.

Për të nxitur edhe bashkëpunimin e banorëve të zonës, policia ka dhënë edhe një shpërblim prej 500 mijë lekësh për çdo person që mund të japë informacion për vendndodhjen apo fatin e vajzës.

6-vjeçarja Bleona Mata, u zhduk më 22 maj teksa po ruante bagëtitë e familjes në kodrat mbi fshatin Zapod të Kukësit

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›