Dëmtohet biblioteka e Durrësit, bie arkitrau, plagoset në sallë lexuesja
Studentja Elidona Kurti e universitetit "Aleksandër Moisiu", është plagosur si pasojë e rënies së arkitraut të sallës së fondeve të hapura në bibliotekën publike të Durrësit.
Fati ka bërë që arkitrau të mos dëmtojë rëndë studenten, pasi mund t'i kishte marrë edhe jetën.
Studentja është plagosur në krah dhe në njërën këmbë, ndërsa po mbahet nën kontroll mjeksor pranë spitalit civil të Durrësit.
Por kjo ngjarje nuk është e para që ndodhe në ambientet e bibliotekës së Durrësit. Drejtoresha Flora Dervishi thotë se ngjarje të tilla janë shënuar edhe më parë, ndërsa për situatën janë njoftuar të gjitha institucionet përgjegjëse.
Ndërkaq si për ironinë e faktit në orët e para të mëngjesit biblioteka ka vazhduar punën, ndonëse godina nuk jep asnjë garanci sigurie.