Familjaret: Te gjendet trupi i djalit 17-vjecar

Ndërkohë disa orë pas tragjedisë ai nuk rezulton as në listën e personave të mbijetuar dhe as në të atyre që humbën jetën nga përmbysja e varkës.
Konfirmohet nga gazetari i Top Channel ne Sarande, se polumbaret kane rinisur kete mengjes operacionin e kerkimit per trupin e te riut.
Një nga të mnbijetuarit, Marsel Mita, i cili është në spital nën kujdesin e mjekeve ka shpjeguar për policinë se Ndriçim Myftari nga Lushnja ishte me ta në varkë në çastin e aksidentit dhe prej atëherë nuk e ka parë më.
Edhe prindërit e 17-vjecarit thanë mbrëmë se djali i tyre ishte nisur me varkën fatkeqe dhe kërkojnë nga policia tha se të vazhdojë kërkimet në liqen.
Ndërkaq në spital ndodhen vetëm i riu Marsel Mita dhe 28- vjecari Dritan jaho, i cili ndodhet në gjendje shoku pasi ka parë të mbyten vajza e tij 3 muajshe dhe bashkëshortja 22 vjecare.