E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia, operacion per gjetjen e viktimes se trete

Polumbaret kane rinisur mengjesin e sotem kerkimet per gjetjen e trupit te nje 17-vjecari, i cili mendohet te jete viktima e trete e tragjedise qe ndodhi mbremjen e se dieles ne ujerat e liqenit te Butrintit.

Tashme zyrtarisht dihet se nje foshnje 3-muajshe dhe nena e saj 22-vjecare jane viktimat e tragjedise qe ndodhi mbremjen e se dieles ne liqenin e Butrintit ne Sarande.

Ato jane Elvira Jaho dhe Klara Jaho, ndersa Dritan Jaho 27 babai i foshnjes shtepi por ndodhen ne gjendje shoku psikologjik ne spitalin e Sarandes.

Xhaxhai i Dritan Jahos, tregon se nipi i tij me bashkeshorten dhe femijen u nisen mengjesin e se dieles per ne Sarande.

Ata jetonin ne Greqi prej nje viti dhe u detyruan te kalojne nga kufiri sepse gruaja e re nuk kishte dokumenta.

Policia e shtetit tregoi emrat e 22 personave qe i mbijetuan kesaj tragjedie te rende. Gjithashtu u be i ditur edhe versioni zyrtar i kesaj tragjedie.

Te mbijetuarit ndodhen ne komisariatin e policise se Sarandes dhe po merren ne pyetje. Nderkohe mesohet se dy persona jane shoqeruar. Nje prej tyre eshte pronari i varkes se permbysur dhe tjetri timonieri i saj.

Destinacioni final i pasagjereve te varkes ishte kufirin tokesor me Greqine. Ata donin te kalonin ilegalisht ne Greqi. Pak dite me pare mediat greke njoftuan per nje gomone me klandestine afgane per te cilet u tha se ishin nisur nga Shqiperia.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›