E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fiton Milani, c'Ronaldinjo ne fushe!

Sampdoria mundet ne "San Siro" nga Milani. Seria A, pas disfates se Juventusit nje dite me pare, ka rezervuar triumfin e kuqezinjte te Milanit, ne javen e shtate. Kuqezinjte gjejne fitoren e paster te sezonit, 3-0, ndaj Sampdorias, e cila luan per gati nje pjese loje me 10 lojtare ne fushe. Me kete fitore rikthehet Milani i Karlo Ancelotit, qe duhet te falenderoje brazilianin Ronaldinjo, i cili ishte i jashtezakonshem ne fushe. Nderkohe, pas humbjes se djeshme, Sampdoria konfirmon krizen ne javet e para te kampionatit. Pjesa e pare e ndeshjes Sampdoria-Milan eshte mbyllur ne barazim pa gola. Ne pjese te dyte te ndeshjes fatal per miqte ka qene nje moment ne minuten e 55-te kur Milani fitoi nje 11-metersh. Lukini preku topin me dore dhe gjyqtari e nxori me karton te kuq, duke e lene Sampdorian me 10 lojtare ne fushe. Ronaldinjo ka shnderruar 11-metershin e dhene per Milanin ne gol. Dhjete minuta me pas, braziliani Ronaldinjo ka gjetur golin e dyte per Milanin, pas nje kombinimi te bukur me patriotin e tij te 'djalli", Kaka. Ne fund te ndeshjes, 11 minuta para mbylljes, Borielo le fushen per t'u zevendesuar nga Filipo Inzagi, qe i rikthehet Milanit, pas nje demtimi. Sulmuesi italian mjaftohet me aq minuta sa luan ne fushe dhe gjen golin e e trete dhe te fundit per kuqezinjte. Inzagi zhvilloi nje ndeshje testuese ne mesjave, gjate vizites se Milanit ne Tirane. Sulmuesi, megjithese e la ndeshjen ne pjese te pare, eshte rikthyer se fundmi ne fushe. Mbrojtesi, Aleksando Nesta nuk ka qene ende gati per formacionin e Ancelotit. Nesta dha nje sinjal per t'u rikthyer, me ndeshjen miqesore ndaj Tiranes. Nderkohe, Kapiteni i Milanit, Paolo Maldini ka deklaruar se ne fund te ketij edicioni do te largohet perfundimisht nga futbolli.

A. Muraci


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›