E Shtunë, 31 Tetor 2026

Opozita sot kortezh i permotshem ne bulevard

Homazhet

Opozita e drejtuar nga Partia Socialiste do ti drejtohet sot bulevardit Deshmoret e Kombit per te perkujtuar 4 te vraret e 21 janarit 2011. Ndonese pa atmosferen e ngarkuar te para nje viti homazhet jane pjese e nje vendimi politik te marre dy dite me pare nga te gjithe partite e koalicionit te cilet gjithsesi kane pasur vizione te ndryshme mbi kortezhin. Keshtu per te shmangur ngarkesen emocionale qe krijon prania e madhe e njerezve selia roze ka shperndare nje udhezim per deget e veta ku kerkon qe pjesemarrja te mos jete pjese e nje angazhimi politik intensiv por me shume nje ftese per qytetaret. Me kete shmangie selia roze riciklon ngjarjen me nje ceremonial perkujtimor i cili pretendon te percjelle edhe apelin per drejtesi dhe protesten ndaj qeverise. Duhet thene se kjo gjetje e selise roze eshte pervecse nje deshire e saj edhe nje pasoje e presionit nderkombetar qe kerkon te orientoje zhvillimet drejt procesit hetimor. Pertej kortezhit ne bulevardin Deshmoret e Kombit parashikohet edhe nje aktivitet me i mbyllur ne mesdite ne Akademine e Arteve ku do te flitet dhe do te referohet mbi ngjarjen ne fjale. Se fundmi nje prej deputeteve te saj ka publikuar edhe nje liber per 21 janarin 2011 qe ende nuk ka pergjigje. Po keshtu homazhe dhe vizita ne familjet e viktimave jane parashikuar per te kujtuar te vraret para selise se Kryeministrise.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›