Plagoset efektivi i policisë, u godit nga një makinë
TIRANE- Goditet ndërsa kryente shërbimin një punonjës i policisë rrugore. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, afër shkollës profesionale “Hoteleri-Turizëm” në kryeqytet, kur një automjet ka goditur punonjësin e policisë rrugore, Bardhok Bushpepa.
Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur dhe ndalimin e drejtuesit të automjetit që aksidentoi policin. Punonjësi i policisë është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa i është nënshtruar kujdesit mjekësor.
(ma.ar/News24/BalkanWeb)