"21 janari", Brace-Topallit: Ti ke vrarë! Kryetarja: I pari do përgjigjet Rama
TIRANË- Replika dhe akuza të forta midis kryepalamentares Jozefina Topalli dhe deputetit socialist Erion Brace gjatë seancës së sotme plenare.
Deputeti opozitar, gjatë fjalës së tij në lidhje me debatin e hapur që u zhviillua sot në Kuvend për “21 janarin”, akuzoi qeverinë e kryeminsitrit Berisha për vrasje me paramendim të 4 protestuesve të pafajshëm.
“E drejta për jetën është e drejtë e sanksionuar deri në fund. Në Kushtetutën e Shqipërisë e drejta i mbrohet edhe kriminelit. Në 21 janar zonjë janë vrarë katër shqiptarë që nuk kishin paratë dhe pasurinë si tuajën, 4 shqiptarë që kishin të drejtët për të jetuar si fëmijët tuaj. Në 21 janar këta 4 shqiptarë u vranë në mes të bulevardit, u vranë me paramendim, të vendosur për ti marrë jetën, po ua pohoj sot se nuk ka pasur asnjë lloj tentative për të cënuar rendin Kushtetues”,- u shpreh Brace.
REPLIKAT BRACE-TOPALLI
Kryeparlamentarja Topalli ndërhyri duke theksuar: “Rrethuar nga ju”.
Brace: “Atij zotnisë tjetër kryeministër i erdhën njerëzit në bulevard dhe i vajtën në kangjella dhe i kthyen prapanicën (me falni per shprehjen) dhe nuk i bënë gjë zyrës së tij dhe ai i vrau për këtë fakt. Në ligjin e Gardës përcaktohet se Garda është në varësi të ministrit të Bredshëm”.
Topalli: Lexoje mirë
Brace: Mbylle gojën se ke vrarë njerëz.
Topalli: Lexoje nenin e parafundit, kur sulmohet. Lexoje aty.
Brace: Në vendet publike dhe vihet në rrezik jeta e të tjerëve.
Kryeparlamentarja Topalli në përfundim të seancës si përgjigje ndaj akuzave të deputetit socialist u shpreh:
“Unë dhe ju e dijmë se ajo ishte e planifikuar me të gjitha mjetet, me molotov, 5 orë, planifikuesit do pëgjigjen i pari Rama. Nuk kalon me letrën e tij”,- u shpreh kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli.
(el.me/BalkanWeb)
Lidhje te tjera 21 janari, Tahiri: Berisha të hetohet, Paloka: Përgjegjës është Rama “21 janari”, Doda: Bëtë palë presidentin, Shalsi: Të armatosur me drejtësi